☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.50 ▲0.12%
ARI 4,460 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,700 ▲ +1.14% ETH $1,906 ▲ +1.37% XRP $1.0012 ▲ +0.16% SOL $75.8400 ▲ +0.76%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.50 ▲0.12 % ARI 4,460 ▲0.5 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.50 ▲0.12 % ARI 4,460 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Interpelancë me Ramën dhe disa ministra? Çfarë pritet sot në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte, 11 qershor. Në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca dhe diskutime me anëtarë të qeverisë.

Pritet një interpelancë me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe një tjetër me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, të kërkuara nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, është parashikuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj, si dhe interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Në rend dite janë po ashtu dy interpelanca me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në sallën e Kuvendit, ku thuajse gjithmonë nuk kanë munguar debatet jashtë temave të planifikuara për diskutim.


Në seancën e shkuar, tensionet mes opozitës dhe mazhorancës ishin të forta sa i takon investimeve të huaja në vend dhe projektit për Zvërnecin. Ky i fundit ka qenë ‘kryefjalë’ prej afro dy javësh tanimë, ndërsa ka bërë që mijëra qytetarë të dalin çdo ditë për të protestuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Dita e djeshme shënoi të 11-ën herë radhazi që qytetarët kërkuan anulimin e atij projekti dhe përsëritën një sërë kërkesash të tjera, ku të parën rendisin dorëheqjen e Ramës dhe ministrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.