☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,616 ▲0.47%
DOW 51,058 ▲0.05%
NASDAQ 27,166 ▲0.72%
NAFTA 91.86 ▲5.15%
ARI 4,518 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,422 ▼ -3.01% ETH $1,986 ▼ -0.77% XRP $1.2967 ▼ -2.34% SOL $80.7400 ▼ -1.13%
S&P 500 7,616 ▲0.47 % DOW 51,058 ▲0.05 % NASDAQ 27,166 ▲0.72 % NAFTA 91.86 ▲5.15 % ARI 4,518 ▼1.63 % S&P 500 7,616 ▲0.47 % DOW 51,058 ▲0.05 % NASDAQ 27,166 ▲0.72 % NAFTA 91.86 ▲5.15 % ARI 4,518 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Kronika

Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Prokuroria e Posaçme regjistroi kryesisht hetimet për investimin turistik në Zvërnec. Burime thanë për Report Tv se çështja është regjistruar disa javë më parë, verifikim i nisur pa pasur lidhje me përplasjen gjatë protestës në Zvërnec që solli një arrestim, shkarkimin e drejtorit të policisë së Vlorës dhe hetimin e zinxhirit komandues në drejtorinë vendore.

Në kuadër të këtij verifikimi të nisur për investimin në Zvërnec, për të cilin ende nuk ka dalë leja e ndërtimit, këtë të hënë janë urdhëruar kontrolle në 10 subjekte në Tiranë dhe Vlorë, miratuar nga GJKKO.

Prokurorja e SPAK që ka nisur verifikimet pas hetimit kryesisht, është hetuesja e posaçme Elida Kaçkini. Burime nga SPAK thanë për Report Tv, se mes kontrolleve në qytetin bregdetar, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në zyrën e avokatit Enkes Hysendhima, ku mësohet se janë sekuestruar disa dokumente dhe kompjuterë. Po sot, ai është thirrur edhe në SPAK, ku është marrë në pyetje. Siç e kërkon procedura, gjatë kontrolleve mësohet se ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Barjamaj.

Enkes Hysendhima, është nipi i Pëllumb Petritit, të cilit gjithashtu i është ushtruar kontroll në banesën e tij në Vlorë. Pëllumb Petriti është hetuar dhe dënuar disa herë për çështjen e tjetërsimit të pronave në zona të ndryshme të Vlorës, për falsifikim të dokumenteve dhe pastrim parash, ndërsa i përfshirë ka qenë dhe nipi i tij avokat.

BKH po ashtu ka ushtruar kontroll edhe tek Leonard Bishaj, një figurë që flitet si lidhje e ngushtë e biznesmenit, Artur Shehu. Sipas mediave, deri në vitin 2023 Bishaj ka pasur edhe prokurë për përfaqësimin e Shehu në marrëdhënie tregtare. Shehu njihet si një i fortë i Vlorës i viteve ’90 dhe po ashtu sipas mediave, një emër i lidhur me Berishën, i cili thuhet se ka përfituar nga pushteti i PD-së, duke u bërë pronar tokash në jug.

Pas interesimit të Report TV, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht vetëm faktin që janë duke hetuar, duke theksuar se në këtë fazë nuk mund të japin më shumë detaje.

Pronat në Zvërnec janë blerë nga shoqëria ‘Albania Land Development’, e cila ka qenë në pronësi të inxhinierit Redi Struga. Ky i fundit, në vitin 2025 ka shitur kuotat e shoqërisë tek dy vëllezërit nga Katari, Mohamadmoataz dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat./SHqiptarja.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.