Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Michael Flynn: Vuçiçi është “lider i shkëlqyer”, Serbia ekonomia me rritjen më të shpejtë në Evropë
Në një intervistë për Euronews Srbija, Majkl Flin e quajti presidentin serb "mendimtar të madh" që shikon nga e ardhmja dhe i bëri thirrje Uashingtonit ta përdorë Beogradin si kanal komunikimi në vend të izolimit.
Majkl Flin, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i SHBA-së, në një intervistë për Euronews Srbija tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është “lider i shkëlqyer”, “tip i mirë” dhe “mendimtar i madh”, duke shtuar se flet “si amerikan”.
Sipas vlerësimit të tij, Serbia është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë: “Kjo do të thotë se Serbia është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, dhe kjo nuk mohohet dot”.
Flin i bëri thirrje Uashingtonit që në vend të izolimit të përdorë kanalet ekzistuese të komunikimit me Serbinë dhe të ulet në tryezën e bisedimeve: “SHBA-ja duhet të mendojë ta përdorë udhëheqjen e Serbisë si një kanal shumë dinamik komunikimi, me marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë”.
Ai kritikoi disa kongresmenë amerikanë se “mbyllin rrugën e dialogut” dhe nuk mendojnë mjaftueshëm gjerë; sipas tij, të tjerët në rajon flasin për të kaluarën, ndërsa Vuçiçi mendon për të ardhmen.
Burimi: Euronews Srbija



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.