☁️
Tiranë 31°C · Vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.25 ▼0.64%
ARI 4,162 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,876 ▲ +0.24% ETH $1,767 ▲ +0.37% XRP $1.1422 ▲ +1.2% SOL $80.4100 ▲ +0.15%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.25 ▼0.64 % ARI 4,162 ▲0.88 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.25 ▼0.64 % ARI 4,162 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Kronika

Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa po dëshmon këtë të hënë në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Oketa gjatë dëshmisë konfirmoi se ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit dhe më pas të ministrit të Mbrojtjes. Ai theksoi se ministria kishte një personel të madh dhe se ai ka aplikuar politika të delegimit të kompetencave tek vartësit e tij për ndjekjen e praktikave zyrtare.

Sipas tij, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk ka qenë një pronë që mund të përdorej apo që mund t’i shërbente ushtrisë. Ai shtoi se ishte një klub që administrohej nga privatët.

Oketa sqaroi se ish-pronarët e tokës i kishin dokumentet e rregullta shtetërore, përfshirë edhe kryerjen e pagesave. Sipas tij, nuk kishte asnjë arsye pse Ministria e Mbrojtjes ta mbante atë pronë, duke qenë se ajo kishte dalë nga “plani i përhapjes”.

Dëshmia:

SPAK: Kur ke qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh ke pasur?

Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas kam marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes. 2009–2012 kam qenë deputet i Kuvendit.

SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?

Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. S’më kujtohet të kishte interes të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: Në kohën kur ishe ministër i Mbrojtjes, ke nisur zbatimin e VKM-së së qeverisë për klubin?

Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër sporti. Nuk kishte vend të veçantë për ne, sepse nuk ishte një vend që mund të përdorej nga Ministria e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë as e kam konsideruar fare si një institucion kulturor, nuk e bën godina, por puna.

SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?

Oketa: Për herë të parë në tavolinën time kjo çështje më ka ardhur në zyrë si praktikë që ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.

Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, keni një sektor që flet për pronat dhe ende sot nuk kemi një inventar të pronave. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin, meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë unë kam dhënë direktivën që të ndiqen të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë pronarët kishin dokumente të shtetit në lidhje me këtë çështje. E theksoj edhe një here, nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: A keni pasur përfaqësues të ministrisë kur është bërë vlerësimi?

Oketa: Unë nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, jam i gatshëm t’i dal për zot.

Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë persona personel civil dhe ushtarak. Nëse ju pretendoni që ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të ikë në shtëpi. Futem tek ato politika që kam firmosur për shumë delegime kompetencash, mund t’i shikoni në dokumenta.

SPAK: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?

Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë.

Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer. Sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.