☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 78.18 ▲0.05%
ARI 4,010 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,064 ▼ -2.65% ETH $1,764 ▼ -2% XRP $1.0607 ▼ -2.1% SOL $74.6600 ▼ -2.49%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 78.18 ▲0.05 % ARI 4,010 ▲0.11 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 78.18 ▲0.05 % ARI 4,010 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
14 Jul 2026
Breaking
Kronika

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u kanë mbërritur disa turistëve teksa theksoi se ka ndikuar në 50 biznese. Ai theksoi se është një sulm kibernetik teksa shtoi se autoritet po punojnë për të evidentuar grupin që ka ndërmarrë këtë veprim. Ai ndër të tjera ka shpjeguar edhe mesazhet që u kanë mbërritur disa turistëve nga numra të panjohura.

“Materialet që shikoni këtu janë sinjalizime nga sipërmarrës, në rastin tonë në Vlorë, të sinjalizuar dhe mua si përfaqësues i qarkut, dhe evidentohen mesazhe të dërguara ndaj personave, turistëve që kanë rezervuar në hotele në Vlorë. I dërgohet një mesazh në WhatsApp-in e tyre personal nga një kontakt i panjohur i cili i thotë: “Keni bërë këtë rezervim, na rezulton që rezervimi mund të mos jetë i konfirmuar plotësisht” dhe jep dhe arsye sepse ky rezervim mund të mos jetë konfirmuar plotësisht.

Praktikisht këtu kemi një depërtim dhe ata pastaj disa kanë kontaktuar bizneset, disa kanë anuluar. Edhe njëherë, gjurmueshmëria e sulmeve kibernetike është elementi më kompleks për t’u evidentuar. Unë kam qenë dhe titullar në institucione që janë marrë me këto punë dhe di t’ju them që është çështje që duhet të hetohet plotësisht.

Atë që mund të them është që dyshimet e arsyeshme të Policisë së Shtetit, e cila ka të gjithë kompetencën teknike dhe juridiksionin për ta bërë këtë hetim, evidentojnë një sulm të koordinuar me dëshirë për të pasur impakt në këtë biznes dhe të përqendruar në kohë. Pra, qëllimi është për të pasur një efekt në sipërmarrësit e turizmit në vendin tonë dhe patjetër që policia ndërmerr të gjithë ato elemente për të parë nga është nxitur e të tjera me radhë.

Tipologjia, po flas vetëm për rastin e sinjalizimeve që kam marrë unë në qarkun që përfaqësoj. Një rast ishte një sipërmarrës i konsoliduar i turizmit, do thosha unë, një rast tjetër ishte një sipërmarrës i vogël i turizmit.

Pra, kemi një shumëllojshmëri impaktesh dhe nuk nuk kam informacion për t’u thënë që kishte një grupim apo jo. Ajo që mund të them është që efekt ka pasur dhe ndikim ka pasur, ndaj dhe sinjalizimet dhe deri më tani, deri në këto momente, informacioni i fundit që kam nga institucionet e sigurisë kombëtare është, janë 50 sipërmarrje të prekura dhe të evidentuara, të prekura. Pra, grupi i cili e ka ndërmarrë këtë sulm të koordinuar, patjetër që do jenë hetimet që do ta përcaktojnë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.