🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,412 ▲1.3%
DOW 51,917 ▲0.63%
NASDAQ 25,087 ▲2.63%
NAFTA 84.14 ▼0.38%
ARI 4,155 ▲1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,822 ▲ +1.12% ETH $1,921 ▲ +1.41% XRP $1.0894 ▲ +1.66% SOL $74.7200 ▲ +2.12%
S&P 500 7,412 ▲1.3 % DOW 51,917 ▲0.63 % NASDAQ 25,087 ▲2.63 % NAFTA 84.14 ▼0.38 % ARI 4,155 ▲1.41 % S&P 500 7,412 ▲1.3 % DOW 51,917 ▲0.63 % NASDAQ 25,087 ▲2.63 % NAFTA 84.14 ▼0.38 % ARI 4,155 ▲1.41 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Sporti

Ish-shefi i Komisionit të Etikës në FIFA: Infantino është varrmihësi i futbollit!

Na ishte një herë një president i FIFA-s, i cili premtonte se do të bënte gjithçka ndryshe.

“E mbaj mend shumë mirë fjalimin e fushatës së Gianni Infantinos”, rrëfen Hans-Joachim Eckert në një intervistë për “Kicker”.

“Infantino donte ta pastronte përsëri futbollin, ta vinte sportin në plan të parë, të hetonte akuzat për korrupsion dhe ta bënte transparente ofertën dhe rrjedhën e parave për Kupën e Botës”, rikthen në vëmendje ish-shefi i Komisionit të Etikës në FIFA.

Eckert mbulonte këtë detyrë deri në pranverën e vitit 2017. Në atë periudhë, ai dhe hetuesi i tij kryesor, Cornel Borbely, u pushuan papritur nga puna, me sa duket sepse ishin afruar shumë pranë zbulimit të ngjarjeve të caktuara. Vetëm një vit më parë ata kishin dëgjuar frazën e Infantino-s, i cili kërkonte drejtësi, por gjërat kishin ndryshuar. Që atëherë, Eckert ka qenë kritik i Infantinos dhe e shikon iniciativën e re të FIFA-s si konfirmim e dyshimeve të tij.

Eckert, puna kryesore e të cilit është ajo e prokurorit dhe gjyqtarit në Mynih është i përfshirë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të mëdha të krimeve të jakave të bardha, nuk sheh ndonjë rastësi në lidhje mes numrit një të FIFA-s dhe familjes Trump. “Kartoni i kuq i famshëm, me telefonatën e Trump, i cili kërkoi të anulohej. Nëse do të konsideronim një sajesë edhe këtë fakt, do të konsideroheshim të çmendur. Ndoshta kjo ishte tashmë pjesë e marrëveshjes, kush e di? Infantino ka marrë një faqe nga libri i Trump, ai dëshiron të bëhet një ndërmjetës marrëveshjesh”, akuzon Eckert.

78-vjeçari i bën thirrje “shpirtit të lojës”: “Futbolli nuk është një mall, ai lulëzon nga miliona fëmijë, adoleshentë, burra, të moshuar dhe gra që fillimisht luajnë për asgjë, pastaj për pikë dhe po, përfundimisht për para. Por ata sigurisht që nuk duan të bëhen pjesë e një fondi investimi që mund të falimentojë dhe karakteristika thelbësore e të cilit është fitimi i sa më shumë parave. Me këtë iniciative Infatino po bëhet varrmihësi i futbollit!”. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.