Ish-stilisti i Janet Jackson kundër dokumentarit të Timberlake: “Ajo nuk duhet të marrë pjesë”

Ish-stilisti i Janet Jackson, Wayne Scot Lukas, ka reaguar kundër mundësisë që këngëtarja të shfaqet në dokumentarin e rit ë Justin Timberlake, i cili pritet të publikohet në Apple TV në muajin dhjetor.
Në një intervistë për Page Six, Lukas u shpreh i zhgënjyer nga ideja që Janet të bëhet pjesë e këtij projekti, duke theksuar se ajo nuk duhet ta pranojë ftesën.
“Jam i zhgënjyer, sepse ajo është më e zgjuar dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Nuk mendoj se duhet ta bëjë këtë. Mendoj se është trajtuar padrejtësisht gjatë gjithë kësaj historie”, deklaroi ai.
Dokumentari me katër episode i Justin Timberlake pritet të rikthejë në vëmendje incidentin e bujshëm të Super Bowl-it të vitit 2004. Gjatë performancës së përbashkët me Janet Jackson, Timberlake i hoqi një pjesë të kostumit këngëtares, duke bërë që gjoksi i saj të ekspozohej përpara miliona teleshikuesve.
Stilisti pretendon se gjithçka ishte e planifikuar
Më shumë se 22 vite pas incidentit, Wayne Scot Lukas ka vendosur të tregojë versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar see zbulimi i veshjes ishte pjesë e një koreografie të planifikuar.
Sipas tij, ideja ishte që Justin Timberlake të tërhiqte një pjesë të bluzës së këngëtares gjatë performancës së këngës “Rock Your Body”.
Megjithatë, produksioni televiziv duhej të ndërpriste transmetimin ose të kalonte në një ekran të zi menjëherë pas momentit të ekspozimit. Kjo nuk ndodhi dhe pamjet u transmetuan drejtpërdrejt për miliona shikues në mbarë botën.
Lukas pretendon gjithashtu se Timberlake kishte marrë pjesë në prova të shumta për këtë moment, ndryshe nga pretendimet se nuk ishte i përfshirë në përgatitjen e tij.
Ai kritikoi edhe përdorimin e termit “wardrobe malfunction” (defekt në veshje), duke pretenduar se kjo mënyrë përshkrimi e zhvendosi përgjegjësinë dhe i kushtoi atij shumë mundësi pune.
Stilisti tregoi se kishte dashur të sqaronte gjithçka edhe gjatë dokumentarit të Janet Jackson në vitin 2022, por sipas tij, këngëtarja i kishte kërkuar të mos fliste për këtë çështje.
Në dokumentarin e saj, Janet e përshkroi incidentin si një aksident dhe deklaroi se situata ishte ekzagjeruar së tepërmi. Ajo theksoi gjithashtu se kishte mbetur në marrëdhënie shumë të mira me Justin Timberlake dhe se të dy e kishin lënë pas atë ngjarje.
“Në të vërtetë, e gjithë kjo histori u ekzagjerua shumë. Sigurisht që ishte një aksident që nuk duhej të kishte ndodhur, portë gjithë kërkojnë dikë për të fajësuar dhe kjo duhet të marrë fund”, ishte shprehur Janet.
Megjithatë, Wayne Scot Lukas shpreson që dokumentari i ri të sjellë një rrëfim më të plotë nga të dy artistët, duke pranuar se çfarë ishte planifikuar dhe çfarë shkoi keq gjatë performancës.
Deri më tani, Janet Jackson dhe Justin Timberlake nuk kanë reaguar publikisht ndaj deklaratave të fundit të stilistit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.