🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,410 ▲1.28%
DOW 51,949 ▲0.69%
NASDAQ 25,058 ▲2.52%
NAFTA 83.73 ▼0.86%
ARI 4,154 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,004 ▲ +0.59% ETH $1,930 ▲ +1.11% XRP $1.0855 ▲ +0.94% SOL $74.7100 ▲ +1.27%
S&P 500 7,410 ▲1.28 % DOW 51,949 ▲0.69 % NASDAQ 25,058 ▲2.52 % NAFTA 83.73 ▼0.86 % ARI 4,154 ▲1.39 % S&P 500 7,410 ▲1.28 % DOW 51,949 ▲0.69 % NASDAQ 25,058 ▲2.52 % NAFTA 83.73 ▼0.86 % ARI 4,154 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Bota

ITALI – ITA Airways prezanton shërbimin e ri për udhëtimin e qenve në kabinë

ROMË, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Një risi që pritet të ndryshojë mënyrën e udhëtimit për mijëra pronarë kafshësh shtëpiake. ITA Airways ka njoftuar prezantimin e shërbimit të ri “Large Dog On Board”, i cili do t’u lejojë qenve të racave të mëdha të udhëtojnë në kabinën e avionit pa transportues (kafaz), shkruan euronews.it.

Shitja e këtij shërbimi ka nisur tashmë, ndërsa ai do të hyjë në fuqi më 3 gusht, fillimisht në disa fluturime të brendshme.

Ky është një shërbim i parë i këtij lloji në aviacionin komercial italian dhe është bërë i mundur falë autorizimit të ENAC, autoritetit italian të aviacionit civil, i cili së fundmi ka përditësuar rregullat për transportin e kafshëve në avion.

Si funksionon shërbimi i ri

Në fazën fillestare, shërbimi do të ofrohet vetëm në disa fluturime të brendshme të ITA Airways dhe duhet të rezervohet përmes zyrës Customer Information Assistance Office (CIAO) të paktën katër ditë para nisjes.

Në çdo fluturim do të lejohen maksimumi dy qen të racave të mëdha, në zona të posaçme të kabinës:

  • një qen deri në 30 kg në klasën Business;
  • një qen deri në 15 kg në klasën Economy.

Qentë do të udhëtojnë pa kafaz, sipas procedurave të miratuara nga ENAC dhe duke respektuar kufijtë e sigurisë të parashikuar për secilin avion.

Nisma vjen pas suksesit të një fluturimi demonstrues të zhvilluar shtatorin e kaluar në linjën Milano Linate – Roma Fiumicino, ku dy qen të racave të mëdha udhëtuan në kabinë pa transportues.

Ky test hapi rrugën për futjen e përhershme të shërbimit në rrjetin e fluturimeve të brendshme të kompanisë.

Sipas ITA Airways, kjo është pjesë e strategjisë për të përmirësuar përvojën e udhëtimit dhe për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të pasagjerëve që dëshirojnë të udhëtojnë së bashku me kafshët e tyre shtëpiake.

Çfarë bëjnë kompanitë e tjera ajrore?

Edhe kompani të tjera evropiane, si Air France, Lufthansa, KLM dhe Vueling, lejojnë transportin e qenve dhe maceve në kabinë, por zakonisht vetëm nëse ndodhen brenda një transportuesi dhe pesha totale (kafsha plus çanta) nuk i kalon 8–10 kilogramët.

Disa kompani, si La Compagnie, kanë krijuar shërbime të posaçme që lejojnë edhe qentë më të mëdhenj të udhëtojnë në kabinë në itinerare të caktuara.

Megjithatë, vendimi i ITA Airways për të lejuar qen deri në 30 kilogramë të udhëtojnë në kabinë pa kafaz konsiderohet një nga risitë më inovative në tregun evropian të aviacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.