ITALI – Pier Ferdinando Casini largohet nga Parlamenti pas 44 vitesh, nuk do të rikandidojë
– Politikani italian Pier Ferdinando Casini ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke i dhënë fund një karriere parlamentare që nisi në vitin 1983.
Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Casini, 70 vjeç, deklaroi se ka ardhur momenti t’u hapë rrugë personaliteteve të reja, më të përshtatshme me partitë dhe koalicionet që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Pas 44 vitesh, nuk do të rikandidoj. Po largohem nga Parlamenti”, u shpreh ai, duke falënderuar për besimin që i është dhënë ndër vite.
Casini ka qenë pjesë e të gjitha legjislaturave parlamentare që prej vitit 1983. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, nga viti 2001 deri në vitin 2006.
Pavarësisht largimit nga jeta parlamentare, politikani italian theksoi se politika mbetet një pasion i tij dhe se do të vazhdojë të mbështesë vlerat e demokracisë liberale, drejtësinë sociale, paqen dhe bashkëpunimin mes popujve.
Vendimi i Casinit vjen në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Itali, ndërsa ai e konsideron të nevojshme që një etapë e re politike t’u japë hapësirë figurave të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.