☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,332 ▼ -1.9% ETH $1,606 ▼ -2.89% XRP $0.9165 ▼ -2.61% SOL $69.1800 ▼ -2.65%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Netanyahu pranon bisedime ndërmjetësimi për t’i dhënë fund gjyqit për korrupsion

TEL AVIV, 29 nëntor /ATSH-TPS/ – Presidenti izraelit, Isaac Herzog po përpiqet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund gjyqit për korrupsion ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri ka rënë dakord, për herë të parë, që avokatët e tij të marrin pjesë në bisedime ndërmjetësimi në rezidencën e presidentit.

Avokatët e Netanyahut – Amit Hadad, Israel Wollnerman dhe Noa Milstein – konfirmuan sot se do të marrin pjesë, duke iu referuar komenteve të bëra javën e kaluar nga gjyqtarët që shqyrtojnë çështjen.

“Duke pasur parasysh fjalët e gjyqtarëve, nuk ka dyshim se gjyqi duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur; prandaj, ne do të takohemi në rezidencën e presidentit”, thanë ata.

Herzog deklaroi se negociatat duhet të përqendrohen në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe në mbylljen e procedurave gjyqësore.

Të mërkurën, gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut të Jerusalemit, të cilët po shqyrtojnë gjyqin për korrupsion ndaj Netanyahut, i kërkuan prokurorisë të rishqyrtojë akuzat kryesore në dy nga tri çështjet kundër tij.

Ata paralajmëruan se gjasat për një dënim janë të ulëta dhe rekomanduan që procedurat për çështjen e tretë të mbyllen.

Çështja 4000, e njohur ndryshe si “afera Bezeq”, përqendrohet te pretendimet se Netanyahu mundësoi përfitime rregullatore për kompaninë e telekomunikacionit “Bezeq”, në këmbim të një mbulimi mediatik favorizues për familjen e tij në portalin e lajmeve “Walla”.

Gjyqtarët ngritën pikëpyetje nëse provat vërtetojnë mjaftueshëm se përfitimet rregullatore u dhanë si pjesë e një marrëveshjeje të tillë, apo nëse Netanyahu ishte në dijeni për këtë.

Ata theksuan se si akuzat për ryshfet, ashtu edhe ato për shkelje të besimit, përballen me vështirësi të mëdha sa u përket provave.

“Gjasat për një dënim janë të ulëta”, i tha gjyqtarja Rivka Friedman-Feldman prokurores Baharav-Miara, duke iu referuar akuzave për ryshfet dhe shkelje të besimit në aferën “Bezeq”.

Çështja 2000 ka të bëjë me diskutime të pretenduara midis Netanyahut dhe botuesit të gazetës “Yedioth Ahronoth”, Arnon Mozes, lidhur me një mbulim mediatik favorizues në këmbim të dobësimit të gazetës rivale, “Israel Hayom”.

Friedman-Feldman vuri në dukje se ka dyshime nëse veprimet e Netanyahut – siç përshkruhen në aktakuzë – tregojnë se ai ka përfituar diçka personale, apo nëse ato përbëjnë vepër penale.

Ajo rekomandoi që prokurorët t’i rishikojnë dhe t’i saktësojnë argumentet e tyre. Çështja 1000, e njohur ndryshe edhe si “afera e dhuratave”, përfshin pretendime se Netanyahu ka marrë dhurata të shtrenjta nga biznesmenët Arnon Milchan dhe James Packer. Duke qenë se pjesa më e madhe e provave është paraqitur tashmë, gjykatësja u shpreh se “është e mundur të shkohet drejt një përfundimi lidhur me këtë akuzë dhe duhet gjetur një rrugë procedurale për ta arritur këtë.”

Gjykatësit rekomanduan që prokuroria të shqyrtojë mundësinë e heqjes së akuzës për ryshfet në Çështjen 4000, të rishqyrtojë akuzat për mashtrim dhe shkelje të besimit në Çështjen 2000, si dhe të gjejë një mënyrë procedurale për ta mbyllur Çështjen 1000.

Friedman-Feldman theksoi se gjykatësit nuk po jepnin një vendim apo aktgjykim, por po ndanin vlerësimin e tyre mbi provat dhe gjendjen e procedurave pas përfundimit të dëshmisë së Netanyahut.

Netanyahu i mohon të gjitha akuzat.

Asnjë kryeministër izraelit në detyrë nuk është akuzuar më parë për vepra penale.

Ish-kryeministri Ehud Olmert dha dorëheqjen në vitin 2008, përpara se të ngriheshin akuza kundër tij për korrupsion.

Më vonë, ai u shpall fajtor dhe vuajti dy të tretat e një dënimi prej 27 muajsh burg./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.