☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,580 ▼ -1.62% ETH $1,617 ▼ -2.2% XRP $0.9189 ▼ -2.35% SOL $69.4800 ▼ -2.32%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), me rastin e formalizimit të marrëveshjes për drejtimin e përbashkët të këtij institucioni.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, marrëveshja bashkon 24 nga 29 anëtarët e zgjedhur dhe përcakton që Këshilli Kombëtar Shqiptar në mandatin e ardhshëm të drejtohet nga Enkel Rexhepi.

Pas zgjedhjeve të 8 nëntorit dhe përsëritjes së votimit më 22 nëntor në Breznicë dhe Samolicë, rezultatet përfundimtare tregojnë se PVD–AL, me në krye Enkel Rexhepin, ka fituar 4.752 vota dhe 10 mandate.

LPD–PDSH, e udhëhequr nga Shqiprim Musliu, ka marrë 4.267 vota dhe nëntë mandate, APN me Levent Qazimin 2.843 vota dhe pesë mandate, ndërsa PD–LR me Sali Salihin ka fituar 2.410 vota dhe pesë mandate.

Në marrëveshjen për drejtimin e përbashkët, sipas Qeverisë, theksohen parimet e gjithëpërfshirjes, respektimit të fituesit dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale.

Kurti dhe anëtarët e rinj kanë vlerësuar se në këtë institucion nuk duhet të ketë ndarje në pozitë dhe opozitë, por bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësi.

Po ashtu, është mirëpritur mundësia që marrëveshjes t’i bashkohen edhe pesë anëtarët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, me synimin që të gjithë 29 anëtarët të përfshihen në drejtimin e përbashkët të KKSH-së.

Gjatë takimit është theksuar edhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit politik dhe institucional të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Qeveria e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për mbështetjen e shqiptarëve në këto tri komuna, avancimin e të drejtave të tyre dhe fuqizimin e institucioneve përfaqësuese. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.