☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,580 ▼ -1.62% ETH $1,617 ▼ -2.2% XRP $0.9189 ▼ -2.35% SOL $69.4800 ▼ -2.32%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

STAMBOLL – Erdogan: Turqia dhe Greqia potencial të konsiderueshëm bashkëpunimi

STAMBOLL, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia dhe Greqia kanë potencial të konsiderueshëm për bashkëpunim në të gjitha fushat, duke theksuar përpjekjet e Ankarasë për të avancuar agjendën pozitive mes dy vendeve.

Erdogan u takua dje me homologun e tij grek, Konstantinos Tasoulas, në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes në Stamboll, ku të dy liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Gjatë takimit, Erdogan ka theksuar rëndësinë e trajtimit të çështjeve të pakicave, të cilat janë pjesë e trashëgimisë së përbashkët të dy vendeve, kryesisht nga këndvështrimi humanitar.

Ai ka thënë se Turqia dëshiron që Greqia t’i përgjigjet me të njëjtën qasje konstruktive ndaj çështjeve të pakicave, duke shtuar se një qëndrim i tillë do të kontribuonte në ecurinë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe.

”Erdogan gjithashtu ka theksuar se Turqia nuk ka asnjë hezitim që Egjeun ta shndërrojë në një det të paqes, duke thënë se deti Egje dhe Mesdheu Lindor duhet të bëhen rajone të stabilitetit dhe prosperitetit”, sipas Drejtorisë.

Takimi me dyer të mbyllura zgjati rreth 35 minuta.

Në takim morën pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve i Presidencës Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çagatay Kiliç./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.