☁️
Tiranë 18°C · Vranët 20 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▲0%
ARI 4,813 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $74,767 ▼ -0.63% ETH $2,286 ▼ -1.55% XRP $1.4154 ▼ -0.83% SOL $84.6300 ▼ -0.53%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▲0 % ARI 4,813 ▼1.36 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▲0 % ARI 4,813 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Bota

Izraeli dëshiron të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë

Netanyahu ka nisur vizitën e tij treditore në Romë, ku do të takohet me liderët politikë dhe biznesorë.

Në një deklaratë të shkurtër pas takimit me Melonin, Netanyahu nuk përmendi protestat masive që po mbahen në Izrael për shkak të reformave të prezantuara nga Qeveria e tij apo për njoftimin e papritur të Arabisë Saudite se ka rivendosur raportet diplomatike me Iranin.

Në vend që të komentonte këto zhvillime, lideri izraelit tha se dëshiron që të krijojë lidhje më të thella me Italinë në shumë fusha, përfshirë në sektorin e ujërave, atë kibernetik dhe në sektorin e energjisë.

“Italia ka thënë se dëshiron të bëhet qendër për furnizim të Evropës me energji. Ne kemi të njëjtin mendim dhe ne kemi rezerva të gazit që tani po i eksportojmë dhe do të dëshironim që të kishim më shumë eksporte të gazit në Evropë përmes Italisë”, tha ai.

Italia ka shprehur përkushtimin që të zëvendësojë importet e energjisë nga Rusia, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar. Roma tani po dëshiron që të përfitojë nga kjo situatë dhe të bëhet një transportuese e madhe e gazit nga Afrika e Veriut dhe në Mesdhe.

Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje nëntorin e kaluar me kompanitë Eni dhe TotalEnergies, që mundëson që kompanitë e energjisë të nisin eksplorimin për gaz natyror brenda kornizës së marrëveshjes për kufijtë detar me Libanin.

“Ka një përfshirje të Eni në projektet tona të gazit, por mendoj se mund të transportojmë më shumë”, tha ai, duke shtuar se ministrat italianë dhe izraelitë do të takohen në Izrael në muajt në vazhdim për bisedime dypalëshe.

Para vizitës së tij në Romë, Netanyahu tha në një intervistë për një media izraelite se do t’i kërkonte Melonit që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Por, kjo çështje nuk është përmendur në Romë nga lideri izraelit, e as nga kryeministrja italiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.