☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,328 ▼ -0.97% ETH $2,243 ▲ +0.56% XRP $1.2456 ▼ -0.34% SOL $95.6900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Janevska: Masa më të rrepta për akomodimin në konviktet studentore, personat deri 30-vjeç mund të aplikojnë

Aktualisht, në Kuvend bëhen ndryshime në Ligjin për Standardin Studentor, në pjesën e akomodimit dhe shfrytëzimit të shërbimeve të konvikteve studentore. Qëllimi është rritja e sigurisë në këto objekte dhe parandalimi i praktikave negative të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën, siç ishte akomodimi afatgjatë i pajustifikuar i individëve të caktuar. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencë për shtyp shpjegoi ndryshimet më të rëndësishme.

“E kufizojmë moshën për studentët deri në të cilën mund të akomodohen në konviktet studentore. Kemi detektuar studentë të cilët prej vitesh vazhdojnë të akomodohen në konvikte, duke gjetur mënyra ligjore për të shfrytëzuar shërbimet për 3.400 denarë për të jetuar në muaj, me të gjitha shpenzimet e mbuluara për ushqim, ujë, energji elektrike etj. Nga tani e tutje, kufiri maksimal i moshës për student i cili aplikon për akomodim në konvikt do të jetë 30 vjeç, përkatësisht mosha 30 vjecare”, tha Janevska.

Me ndryshimin e dytë parashihet futja e masës ndëshkuese, ndalim nga 1 deri në 5 vjet për akomodim në konviktet studentore për studentët që kryejnë shkelje të rënda të rregullave të shtëpisë, shkaktojnë dëme në inventar, kapen me alkool ose substanca të tjera, ose në rast se konstatohet sjellje fyese, kërcënuese, agresive apo e dhunshme, keqtrajtim fizik ose psikologjik, ngacmim, diskriminim apo sjellje tjetër të papërshtatshme, me të cilën rrezikohetsiguria, shëndeti, integriteti dhe dinjiteti i studentëve dhe punonjësve në konvikt ose pengohet funksionimi i pandërprerë i konviktit.

“Në konvikte kemi investime të mëdha aktualisht. Dy prej tyre janë në proces të rikonstruksionit tërësor, e cila do të përfundojë deri në tetor. Objektet e ‘Stiv Naumov’ dhe ‘Kuzman Josifovski – Pitu’ po bëhen moderne dhe me efikasitet energjetik. Me të vërtetë do të jenë të shkëlqyera dhe pres që të rinjtë t’i ruajnë, në mënyrë që të mund t’i përdorin sa më shumë gjenerata. Njëkohësisht, detyrimisht duhet ta rrisim edhe sigurinë në konvikte. Kjo është gjëja themelore”, shtoi Ministrja./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.