⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.34 ▼0.44%
ARI 3,866 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,550 ▼ -0.18% ETH $1,829 ▲ +1.08% XRP $0.9609 ▲ +0.59% SOL $72.6200 ▲ +2.48%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.34 ▼0.44 % ARI 3,866 ▲0.33 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.34 ▼0.44 % ARI 3,866 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

JAPONI – Frutat shndërrohen në produkte luksi, mollë që kushtojnë deri në 80 euro dhe pjepra me vlerën e një makine

– Në Japoni, frutat nuk janë thjesht produkte ushqimore që konsumohen çdo ditë, por ato mund të shndërrohen edhe në dhurata luksoze, simbole prestigji dhe shprehje respekti ndaj personave me status të lartë shoqëror, sipas Tgcom24.

Ndryshe nga Italia, ku frutat zakonisht blihen për konsum të përditshëm ose shërbehen në fund të një vakti, në Japoni ato mund të ofrohen si dhurata për eprorët, klientët e rëndësishëm apo edhe kryeministrin e vendit.

Tregu japonez i frutave luksoze ka regjistruar së fundmi një tjetër rekord.

Në një ankand të zhvilluar në Hakodate, në ishullin verior të Hokaidos, një kuti me shtatë mollë të varietetit Nanamitsuki, me lëkurë të verdhë dhe vija të kuqe, u shit për 100 mijë jenë, ose rreth 565 euro.

Kjo do të thotë se secila mollë kishte një vlerë prej rreth 80 eurosh.

Ky rekord vjen pas shitjeve të tjera me çmime të jashtëzakonshme, përfshirë dy pjepra të shitur me një çmim të krahasueshëm, me atë të një makine të vogël dhe një kuti me qershi që arriti vlerën prej 140 eurosh për njësi.

Për konsumatorët në shumë vende evropiane, ku frutat zakonisht blihen me kilogramë dhe shpesh zgjidhen sipas ofertave më ekonomike, këto çmime mund të duken të pabesueshme.

Në Japoni, megjithatë, disa fruta trajtohen pothuajse si bizhuteri, përzgjidhen me kujdes, paketohen në kuti elegante dhe shiten në dyqane të specializuara.

Pse frutat kushtojnë kaq shumë në Japoni?

Çmimet e larta nuk lidhen vetëm me shijen apo cilësinë e produkteve.

Ato janë rezultat i disa faktorëve që ndërthurin traditën, kulturën dhe mënyrën e prodhimit.

Një prej arsyeve kryesore është kultura e dhuratave.

Në shoqërinë japoneze, frutat e përzgjedhura me kujdes konsiderohen dhurata me vlerë të veçantë dhe përdoren për të shprehur respekt, mirënjohje dhe vlerësim ndaj personave të tjerë.

Një tjetër faktor është kërkimi i përsosmërisë.

Prodhuesit synojnë që çdo frut të ketë formë, madhësi, ngjyrë dhe pamje sa më të njëtrajtshme.

Për këtë arsye, përzgjedhja është shumë e rreptë dhe vetëm ekzemplarët që plotësojnë standardet më të larta, mund të shiten në kategorinë e frutave luksoze.

Gjithashtu, procesi i prodhimit kërkon shumë kujdes dhe shpenzime, duke e kthyer çdo frut të përzgjedhur në një produkt pothuajse unik.

Kështu, në Japoni, vlera e një fruti nuk përcaktohet vetëm nga ajo që ofron për t’u ngrënë, por edhe nga cilësia, apo se sa i rrallë mund të jetë, paraqitja dhe prestigji që përfaqëson si dhuratë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.