Shfryn nëna e CR7: Djali im u tradhtua, e kënaqur që Portugalia humbi! Reagon trajneri Jesus
Pas humbjes së thellë kundër Danimarkës pati deklarata me “helm” nga Dolores Aveiro, e cila akuzon publikisht federatën portugeze dhe lojtarët. Trajneri e merr me të qeshur: “Nëna është gjithmonë nënë…”
Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldo, i ka dalë publikisht në mbrojtje djalit të saj. Por këtë herë fjalët e saj kanë ndezur polemikat, sepse janë akuza që përfshijnë gjithë kombëtaren portugeze. Gjatë një ceremonie në stadiumin “José Alvalade” të Lisbonës, ajo ka akuzuar federatën dhe lojtarët për lamtumirën nga kombëtarja të djalit të saj, duke thënë madje se ndihej e kënaqur me humbjen ndaj Danimarkës.
“Cristiano është i trishtuar, donte të ishte ndryshe. Por e tradhtuan”, – deklaroi Dolores Aveiro. Më tej për humbjen 4-1 të Portugalisë shtoi: “Mirë t’i bëhet, jam e kënaqur që Portugalia humbi”.
Pastaj nëna e CR7 e drejtoi gishtin edhe ndaj ish-shokëve të skuadrës. Pyetjes se a e kishin respektuar ata Cristiano-n, ajo iu përgjigj: “Asnjëri prej tyre”. Dolores theksoi se djali i saj nuk u respetkua nga asnjë prej komponentëve të kombëtares. Ajo kritikoi edhe festën e organizuar nga federata në Braga, pas tërheqjes së Ronaldo-s: “Një festë e tillë duhej organizuar në praninë e djalit tim, jo në mungesë të tij. Vlerësimin e vërtetë do ta marrë këtu, te Sporting, ku ia dinë vlerën, ndryshe nga sa bëri federata”.
E pyetur për raportin e Cristiano-s me trajnerin Jorge Jesus, Dolores iu përgjigj gazetarit me një batutë: “Është i njëjtë me raportin që ka me ju”. Më pas erdhi reagimi i trajnerit Jesus: “Duhet vërtet të replikoj me nënën e Cristiano-s? Kam shumë respekt për zonjën, çfarë mund të them? Një nënë mbetet një nënë, është instikt natyral dhe e kuptoj plotësisht deklaratën e saj”.
Një reagim ka pasur edhe nga Reben Neves, lojtar i Portugalisë: “E dimë çfarë përfaqëson Cristiano për ne dhe i jemi mirënjohës. Nuk kemi të bëjmë fare me vendimin e tij. Do të jetë gjithmonë një legjendë e Portugalisë, por tani duhet të përqendrohemi te puna jonë”. Të gjitha këto polemika vijnë para ndeshjes së fundit të Nations League, që Portugalia e luan sot kundër Uellsit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.