⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,674 ▲1.38%
DOW 53,036 ▲2.41%
NASDAQ 25,743 ▲1.46%
NAFTA 91.96 ▼4.3%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,596 ▲ +3.94% ETH $2,432 ▲ +6.12% XRP $1.3119 ▲ +2.73% SOL $96.6500 ▲ +3.52%
S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,674 ▲1.38 % DOW 53,036 ▲2.41 % NASDAQ 25,743 ▲1.46 % NAFTA 91.96 ▼4.3 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

JEMEN – Përshkallëzohen luftimet, dhjetëra rebelë Houthi të vrarë dhe plagosur

SANA’A, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Luftimet mes forcave qeveritare jemenase dhe rebelëve Houthi janë intensifikuar në disa fronte, me dhjetëra luftëtarë Houthi të vrarë dhe të plagosur, tha sot një zyrtar i qeverisë jemenase.

Zyrtari tha se forcat qeveritare nisën një ofensivë të madhe përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit, duke përdorur artileri të rëndë dhe dronë kundër pozicioneve të rebelëve Houthi.

Operacioni pasoi sulmet e rebelëve me dronë dhe raketa balistike, të cilat kishin në shënjestër zonat midis distrikteve al-Khokha dhe al-Mokha në Jemenin perëndimor.

“Forcat qeveritare goditën gjithashtu përforcimet dhe rrugët e furnizimit të rebelëve Houthi që po drejtoheshin drejt vijave të frontit në provincën Taiz, duke përdorur artileri dhe dronë”, tha zyrtari.

Në provincën lindore al-Jawf, forcat qeveritare bombarduan pozicionet e rebelëve Houthi me artileri të rëndë dhe dronë, duke vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarit, dhjetëra luftëtarë.

“Forcat qeveritare gjithashtu zmbrapsën një sulm në zonën al-Barh, në lindje të al-Mokha, duke u shkaktuar humbje në njerëz dhe pajisje ushtarake”, tha zyrtari.

Informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur dhe milicia Houthi nuk kishte komentuar menjëherë mbi këto pretendime.

Përleshjet e fundit vijnë në një periudhë të përshkallëzimit të ri ushtarak mes qeverisë jemenase, të mbështetur nga Arabia Saudite, dhe Houthive të rreshtuar me Iranin, i cili ka vazhduar prej rreth gjashtë javësh. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.