🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,712 ▲0.1%
DOW 51,515 ▲0.32%
NASDAQ 26,966 ▲0.1%
NAFTA 93.97 ▼0.68%
ARI 4,312 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,443 ▼ -1.01% ETH $2,674 ▼ -0.14% XRP $1.5669 ▲ +3.78% SOL $119.3100 ▲ +2.92%
S&P 500 7,712 ▲0.1 % DOW 51,515 ▲0.32 % NASDAQ 26,966 ▲0.1 % NAFTA 93.97 ▼0.68 % ARI 4,312 ▲0.33 % S&P 500 7,712 ▲0.1 % DOW 51,515 ▲0.32 % NASDAQ 26,966 ▲0.1 % NAFTA 93.97 ▼0.68 % ARI 4,312 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

“Joe Biden e tradhtoi!”, Rama i ashpër në New York për Thaçin: SHBA mund ta pengonte farsën

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me tone të ashpra për dënimin e bujshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veçanërisht, për privimin e lirisë së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Si shqiptarë jemi miq me më të mirët dhe më të fortët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë, së pari e më së shumti të mos lejonte që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama.

“Ai nuk është me ne sot këtu, sepse ky vend e tradhtoi, Joe Biden e tradhtoi! Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washington-in e Kosovës”, theksoi ai.

“Shqipëria i përket Zotit dhe mikut”, tha Rama më tej, duke shtuar se nuk duhen fajësuar të huajt që investojnë në Shqipëri.

Numri një i kabinetit e cilësoi ndikimin e rrjeteve sociale dhe manipulimin e mendjeve të të rinjve si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen sot shoqëritë, duke paralajmëruar për keqpërdorimin e lirisë së shprehjes dhe përhapjen e dezinformimit.

“Armiqtë nuk ka nevojë të na ndjekin me raketa, por duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular. Nëse Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejojë çdo lloj mbeturine e plehre, ndjesë se po hani, nuk po jetojmë në civilizim, por barbari! Nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, ata kanë vënë mburojë për njerëzit e tyre. Ne nuk përzihemi dot me mendjen e fëmijëve kinezë, sepse janë të mbrojtur, nuk jam avokat për mbylljen e rrjeteve sociale, apo të ndikojmë te liria e shprehjes, por e vërteta nuk ka qenë kurrë më e abuzuar dhe konsumuar në emër të gënjeshtrës, manipulimit dhe të së keqes“, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.