🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $62,987 ▲ +0.18% ETH $1,879 ▲ +0.02% XRP $1.0019 ▼ -0.03% SOL $75.2200 ▼ -0.45%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Sporti

Juventusi merr “Po”-në e Kim, por Bajerni kërkon shumë! Plani për sulmuesin Sorloth

Mbrojtësi e pëlqen rikthimin në Serinë A, gjermanët duan të paktën 40 milionë euro. Për të bindur Atletico Madrid është “jolly” Nico.

Merkatoja e Juventusit është fokusuar në dy emra aktualisht: Kim Min-jae për mbrojtjen dhe Alexander Sorloth për sulmin. Të dy janë të impenjuar në testet para Botërorit, janë profile që i interesojnë shumë “Zonjës së Vjetër dhe sidimos trajnerit Luciano Spalletti në ndërtimin kompleks të skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Ky ndërtim fillon me mbrojtjen dhe nga Gjermania ka të reja. Spalletti sheh koreanin Kim si përforcimin ideal, në rast se do të sakrifikohet Gleison Bremer. Tani trajneri ka edhe “Po”-në e lojtarit, me të cilin ka fituar titullin në Napoli. Te Bajerni ai luan pak dhe Juventusi është gati ta rikthejë në Itali pas 3 sezonesh.

Bajerni kërkon 40 milionë euro dhe ky është një mesazh për Juventusin. Kjo shifër është jashtë logjikës për një lojtar stoli dhe me shumë mundësi është një lëvizje strategjike me shpresën e efektit përfitues nga vitrina botërore. Pista po ndiqet me kujdes, sepse nëse Bremer lë Torinon si nevojë e klubit për të arkëtuar, Juventusi do të trokasë menjëherë te Bajerni.

Pas mbylljes së tratativave për rinovimin e Vlahovic, përforcimi i sulmit është përparësi në shtëpinë bardhezi. Nëse Randal Kolo Muani mbetet objektivi më i arritshëm, duhet edhe një lojtar tjetër, ku kandidatura është Sorloth i Atletico Madrid. Norvegjezi vjen nga një sezon, ku ishte alternativa e parë dhe jo titullar. Ka shënuar 20 gola në 2800 minuta, shifra që ngacmojnë Juventusin.

Aksi Torino-Madrid është i hapur prej kohësh për rastin e Nico Gonzalez, që pas një viti huazim në kryeqytetin spanjoll, nuk do të kthehet në Itali. Në “mundjen e dorës” për argjentinasin do të flitet edhe sulmuesin norvegjez. Në një verë që do të varet shumë nga çfarë do të ndodhë në Botëror, Juventusi ka vendosur të mos rrijë duke parë televizorin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.