☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,547 ▼0.34%
DOW 52,747 ▲0.17%
NASDAQ 26,057 ▼0.81%
NAFTA 80.03 ▲0.54%
ARI 4,008 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,320 ▼ -1.59% ETH $1,884 ▼ -2.65% XRP $1.1096 ▼ -1.61% SOL $76.5800 ▼ -2.55%
S&P 500 7,547 ▼0.34 % DOW 52,747 ▲0.17 % NASDAQ 26,057 ▼0.81 % NAFTA 80.03 ▲0.54 % ARI 4,008 ▼1.08 % S&P 500 7,547 ▼0.34 % DOW 52,747 ▲0.17 % NASDAQ 26,057 ▼0.81 % NAFTA 80.03 ▲0.54 % ARI 4,008 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Kapri: Jemi i vetmi vend që s’ka hekurudhë funksionale. Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrë përfundon brenda 2027-ës

Diskutimet në seancën e sotme plenare mes deputetit të Partisë Mundësia Erald Kapri dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi janë zhvendosur te projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Deputeti Kapri ka kërkuar informacion nga ministri Karakaçi mbi afatin përfundimtar të hekurudhës pasi sipas tij, ish-ministrja Balluku premtoi përfundimin e projektit në vitin 2027.

Kapri deklaroi se Shqipëria është u vetmi vend i cili nuk ka një hekurudhë funksionale.

“I vetmi vend që s’kemi hekurudhë funksionale. Para 3 vitesh u premtua linjë funksionale hekurudhore Tiranë-Rinas. I vetmi vend që s’ka lidhje të tille me aeropirtin e vetëm kombëtar që kemi. Z. Ministër kur do jetë gati hekurudha nga Tirana në Rinas dhe nga Rinasi drejt Durrësit?”, deklaroi Kapri.

Nga ana e tij, ministri Karakaçi sqaroi se hekurudha Tiranë-Durrës ashtu sikurse është bërë me dije, do të përfundojë Brenda vitit 2027. Ai bëri me dije se punimet civile kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit dhe stacionet e reja po ndërtohen.

“Marrëveshja që do prezantoj lidhet me elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Projekti është elektrik.

Ka lidhje me BERZH, pasi ka financuar projektin që në fillesat e veta. Punimet civile në hekurudhë kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit drejt finalizimit, stacionet e reja po ndërtohen. Me miratimin e kësaj marrëveshje nis faza e elektrifikimit. Procedura garuese e zhvilluar nga BERZH është përfunduar dhe në lidhje të kontratës. Ajo ka një afat 12 mujor për të zhvilluar, jemi Brenda 2027 për përfundimin dhe elektrifikimin e hekurudhës”, deklaroi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.