🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.74 ▲0.07%
ARI 4,176 ▲1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $63,803 ▲ +1.68% ETH $1,793 ▲ +0.84% XRP $1.1441 ▲ +0.76% SOL $81.9300 ▲ +1.12%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.74 ▲0.07 % ARI 4,176 ▲1.23 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.74 ▲0.07 % ARI 4,176 ▲1.23 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Karabina: Ato me arkivol s’janë protesta qytetare. Muça: Po kush është protesta?

Pedagogia Mirela Karabina ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se futja e simboleve provokuese si arkivoli në protestë nuk përfaqësojnë protestën qytetare paqësore.

Karabina u shpreh se forca të caktuara po tentojnë t’i ndryshojnë imazhin protestës duke futur simbole të tjera, por protesta e vërtetë ka arritur ta “fshijë” këtë gjë.

“Sigurisht që ne kemi vënë re këtë kohë që ata të cilët duan që t’i japin një imazh tjetër protestës, nuk e duan këtë protestë, po tentojnë me sa duket të fusin disa simbolika të tjera, por që një gjë është e vërtetë që protesta ka fshirë këtë gjë,” tha Karabina.

Ajo shtoi se vendosja e një arkivoli në një protestë ku marrin pjesë fëmijë dhe familjarë është e papranueshme: “Domethënë në momentin që ti tenton të bësh dhunë, të vendosësh një arkivol në një protestë kaq bukur ku janë fëmijë, ku janë familjarë…”

Karabina beson se këto veprime vijnë nga aktorë që synojnë ta kthejnë protestën në diçka të ngjashme me protestat e dhunshme të së kaluarës: “Ajo çka ndodhi u tha sigurisht që unë mendoj dhe besoj që janë ata të cilët duan që kësaj proteste t’i ndryshojnë këtë imazh ta kthejnë në një protestë siç kemi parë në protesta të dhunshme ndërkohë që kjo nuk është e tillë.”

Sipas saj, protesta ka krijuar një identitet të ri, unik, që shkon përtej rotacionit të pushtetit .

“Pra ata të cilët duan që të dështojë kjo protestë, e cila tashmë kjo ka krijuar një identitet dhe kjo nuk dështon dot më, se kjo protesta si asnjëherë më parë është ngritur mbi një logjikë tjetër, jo thjesht ndryshim rotacion pushteti, por ka thënë establishmentit stop, ky është sistemi. Po atëherë t’i themi një sistem të korruptuar dhe ne duam një të pakorruptuar. Kështu që kjo protesta vetëm sulmohet”, theksoi ajo.

Nga ana e tij, analisti Flogert Muça duke replikuar me Karabinën shtroi pyetjen se kush është protesta, teksa theksoi se “nuk është ajo protesta kur bëhet fjalë që ngjisin emra artistësh nëpër pemë dhe u vendosin kryqe. Sa të tjerë nuk është ajo protesta që gjuajnë me vezë”

“Po pra, po të gjitha këto copëza – ca me arkivol, ca me vezë, ca me këtë, ca me atë – kjo është protesta? Më fal kështu, kështu është katandisur protesta? Se protesta është ajo atje që është praktikisht Shqipëria në BE. Ajo është Shqipëria në BE. Protesta është e para që ka hyrë në BE. Kjo që po ndodh tani që është rrudhur është jo në BE, po në HE”, tha Muça.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.