🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 82.96 ▼0.86%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $60,037 ▼ -1.05% ETH $1,675 ▼ -1.85% XRP $0.9532 ▼ -0.08% SOL $72.4500 ▲ +1.41%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.96 ▼0.86 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.96 ▼0.86 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se qeveria po përgatit një nismë ligjore për faljen e mijëra detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike, të cilat janë identifikuar si të padrejta dhe të vendosura gabimisht ndaj abonentëve.

Gjatë prezantimit të rezultateve të platformës “Fol me Kryeministrin”, Karakaçi tha se në këtë platformë janë depozituar 68 raste që lidhen me fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas tij, 34 prej tyre janë trajtuar dhe kanë marrë zgjidhje, ndërsa 34 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Ministri theksoi se një nga problematikat më të rëndësishme të ngritura nga qytetarët lidhet me gjoba dhe detyrime të energjisë elektrike të vendosura gjatë periudhës 2008-2013. Për këtë arsye, ai bëri të ditur se ka ngritur menjëherë një grup pune për verifikimin e këtyre rasteve.

Sipas Karakaçit, nga shqyrtimi i kryer është konstatuar se një pjesë e këtyre detyrimeve janë vendosur në mënyrë të gabuar dhe të padrejtë ndaj klientëve. Në përgjigje të ankesave të qytetarëve, Ministria do të ndërmarrë hapa ligjorë për hartimin e një ligji të posaçëm që parashikon faljen e këtyre detyrimeve.

“Kemi të bëjmë me rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, të cilat do të falen me miratimin e këtij ligji”, deklaroi ministri.

Karakaçi u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të përdorin platformën “Fol me Kryeministrin” për të paraqitur shqetësimet e tyre, duke theksuar se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët ndihmon institucionet të identifikojnë dhe zgjidhin problematika që ndikojnë në jetën e përditshme.

Sipas tij, adresimi i këtyre shqetësimeve jo vetëm që ofron zgjidhje konkrete për qytetarët, por ndihmon edhe institucionet të përmirësojnë shërbimet dhe politikat publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.