🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 82.96 ▼0.86%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $60,037 ▼ -1.05% ETH $1,675 ▼ -1.85% XRP $0.9532 ▼ -0.08% SOL $72.4500 ▲ +1.41%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.96 ▼0.86 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.96 ▼0.86 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

Punonjësit operacionalë të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe drejtuesi i saj do të përfitojnë mbrojtje të posaçme në rast se kërcënohen për shkak të detyrës. Vendimi i ri i qeverisë parashikon ruajtje fizike, shoqërim dhe masa sigurie jo vetëm për vetë punonjësit, por edhe për familjarët dhe pronën e tyre.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i propozuar nga ministri i Drejtësisë, përcakton kushtet dhe procedurat që do të ndiqen për t’u garantuar mbrojtje punonjësve të këtij institucioni, kur për shkak të ushtrimit të funksionit të tyre përballen me kërcënime nga persona të tretë.

Sipas vendimit, mbrojtja do të ofrohet kur ekzistojnë rrethana serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit dhe kur kërcënimi lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e ligjshëm të detyrës.

Mbrojtja e veçantë do të përfshijë disa masa konkrete, në varësi të nivelit të rrezikut. Mes tyre janë:

Ruajtja ose shoqërimi fizik i punonjësit të kërcënuar.

Ruajtja ose shoqërimi fizik i familjarëve të tij, nëse edhe ata janë të rrezikuar.

Marrja e masave për ruajtjen e pronës së punonjësit.

Këto masa nuk do të zbatohen automatikisht për çdo rast kërcënimi, por do të vendosen pas vlerësimit të rrethanave dhe seriozitetit të rrezikut.

Për të vendosur nëse një punonjës përfiton mbrojtje të posaçme, pranë Agjencisë do të ngrihet Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK).

Kërkesa për mbrojtje mund të paraqitet nga vetë punonjësi i kërcënuar, strukturat e Agjencisë që marrin dijeni për rrezikun, por edhe nga institucione të tjera publike që konstatojnë rrethana të tilla.

Komisioni ka në dispozicion 10 ditë nga paraqitja e kërkesës për të vendosur nëse ajo do të pranohet apo refuzohet. Në rast pranimi, përcaktohen edhe masat konkrete të sigurisë, kohëzgjatja e tyre, struktura përgjegjëse për zbatimin dhe mënyra e mbulimit të shpenzimeve.

Mbrojtje parashikohet edhe për punonjësit që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit dhe familjes së tyre. Në këto raste, masat mund të shtrihen edhe te familjarët, në varësi të intensitetit të kërcënimit dhe nevojës për siguri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.