☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▲ +0.34% ETH $2,242 ▲ +0.02% XRP $1.1591 ▲ +0.13% SOL $89.7700 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

KDI: Pas tejkalimit të afatit, çdo hap tjetër kërkon verdikt kushtetues

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e konsideron absurde dhe të papranueshme situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit.

KDI thekson se afati detyrues 30-ditor ka përfunduar pa u konstituuar Kuvendi dhe se brenda këtij afati, LVV-ja nuk e ushtroi të drejtën dhe përgjegjësinë ekskluzive për të propozuar kandidatin për Kryetar.

“Edhe pas skadimit të afatit, ajo refuzoi sërish ta paraqiste kandidaturën dhe kërkoi kohë shtesë, duke e vazhduar me vetëdije bllokadën institucionale.

Kjo situatë tashmë e ka tejkaluar rrafshin e mosmarrëveshjes politike ndërmjet partive parlamentare. Skadimi i afatit pa konstituimin e Kuvendit ka krijuar një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese për vlefshmërinë e procedurës së mëtejshme. Një kandidaturë e paraqitur me vonesë, një ndërprerje e re 48-orëshe apo një marrëveshje eventuale politike nuk mund t’i fshijnë vetvetiu pasojat e mosveprimit brenda afatit”, thuhet në reagim e KDI-së.

Instituti thekson se asnjë subjekt politik nuk mund t’i përcaktojë njëanshëm këto pasoja apo të përpiqet t’i zgjidhë ato përmes krijimit të një fakti të kryer.

“Kjo kompetencë i takon Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës. Asnjë subjekt politik nuk mund t’i përcaktojë njëanshëm këto pasoja apo të përpiqet t’i zgjidhë ato përmes krijimit të një fakti të kryer. Kjo kompetencë i takon Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës”, thuhet tutje.

KDI vlerëson se së paku dhjetë deputetë duhet t’i referojnë menjëherë Gjykatës Kushtetuese vendimet dhe veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit, duke kërkuar përgjigje për disa çështje themelore:

– nëse mosushtrimi brenda afatit i së drejtës së propozimit e ka shteruar mandatin e kësaj përbërjeje për përfundimin e procesit konstitues;

– çfarë vlefshmërie juridike kanë veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit;

– dhe cila procedurë kushtetuese duhet të ndiqet më tej, përfshirë hapjen e rrugës për zgjedhje të reja.

KDI thekson më tej se Kosova ka nevojë për institucione që derivojnë nga një zgjidhje kushtetuese, jo për zgjidhje politike të improvizuara, në mënyrë që secili hap pasues të ketë bazë kushtetuese dhe të mos etablojë precedentë të rrezikshëm për funksionimin e institucioneve të Republikës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.