🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.35 ▼2.44%
ARI 4,683 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,418 ▼ -0.7% ETH $2,460 ▼ -0.39% XRP $1.4149 ▼ -3.84% SOL $96.9500 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.35 ▼2.44 % ARI 4,683 ▼0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.35 ▼2.44 % ARI 4,683 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

Këlliçi: “Sot duhej t’i hiqej imuniteti Ramës”

“Sot po tentohet të goditet opozita”. Kështu u shpreh Belind Këlliçi në protestën e opozitës, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku pritet t’i hiqet imuniteti Sali Berishës. Sipas tij, sot duhej t’i hiqej imuniteti kryeministrit Edi Rama që sipas tij është kapur në vjedhje prej më shumë se 10 vitesh.

“Përgjegjës sot në këtë kryesi kuvendi, ku po zhvillohet një mbledhje turpi e Këshillit të rregullores së mandateve që do të duhet të mblidhej për t’i hequr imunitetin e mandatin kryeministrit Rama, se është kapur në vjedhje prej më shumë se 10 vitesh. Sot po tentohet të goditet opozita, të goditet Berisha jo si individ. Sali Berisha nuk është vetëm individ, por është kryetar i opozitës reale të vendit, i cili ka refuzuar të bëjë kompromis me të keqen, i cili udhëheq një opozitë të pakompromentuar”.

Këlliçi shigjetoi edhe kryebashkiakun Veliaj për inceneratorin e Tiranës dhe SPAK-un , i cili sipas tij nuk po heton vjedhjen e shekullit.

“Çdo ditë që kalon, Shqipëria i përngjan regjimeve diktatoriale, po i ngjan Rusisë ku lideri i opozitës burgoset, po i ngjajmë Venezuelës, Mianmarit dhe vendeve të Afrikës. Këto 10 vite janë grabitur pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, ju paguani një incenerator fantazmë që nuk ekziston. Çdo ditë që kalon, ju paguani 80 mijë euro në ditë Veliajn për një shërbim që nuk e merrni. Unë sot jam në këtë protestë si qytetar i Tiranës se kemi mbi një javë që denoncojmë me fakte te pakontestueshme se vjedhja e shekullit nuk po hetohet nga institucionet e drejtësisë. Sot po goditet shpresa, e ardhmja, rinia”.

Ai u bëri thirrje “qytetarëve, të rinjve, atyre që nuk duan t’ia dinë për sherrnajën, dilni në këtë shesh se po luftohet edhe për ju që të mos instalohet një diktaturë që u rrëzua 33 vite më parë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.