🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,084 ▲ +0.62% ETH $2,457 ▲ +0.91% XRP $1.3912 ▲ +0.6% SOL $104.8300 ▲ +1.42%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Kërcënimet ndaj FNA-së dhe Blendi Hodait, reagon zëvendësministri Sulejmani

Gjatë ditës së djeshme, aktivisti Blendi Hodai ka raportuar se është kërcënuar pas publikimit të pretendimeve për parregullsi në një avancim akademik në Universitetin e Tetovës.

Gjatë ditës së djeshme, aktivisti Blendi Hodai ka raportuar se është kërcënuar pas publikimit të pretendimeve për parregullsi në një avancim akademik në Universitetin e Tetovës.

Hodai bëri të ditur se rastin e ka paraqitur në polici, duke theksuar se kërcënimet janë drejtuar ndaj tij, familjes dhe kolegëve të tij.

E për këtë rast ka reaguar zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, i cili ka dënuar kërcënimet ndaj kryetarit të organizatës “Forumi për Ndryshime në Arsim”, Blendi Hodai, duke kërkuar hetim institucional të rastit dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Përmes një reagimi publik, Sulejmani dënoi kërcënimet ndaj Hodait dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë ndaj aktivistit të arsimit.

“Dënoj ashpër kërcënimet e bëra ndaj kryetarit të organizatës ‘Forumi për Ndryshime në Arsim’, z. Blendi Hodai, dhe shpreh përkrahjen time ndaj tij”, deklaroi Sulejmani.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.“Ftoj organet përgjegjëse ta hulumtojnë këtë rast”, theksoi zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës.

“Fjala e lirë është vlera më e lartë e demokracisë. Kemi bërë shumë në këtë drejtim dhe tani nuk duhet t’i lejojmë askujt ta dëmtojë atë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.