Kërkohej për trafik droge dhe pastrim parash në Zvicër, shqiptari arrestohet në Kakavijë duke hyrë në atdhe!
Një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua dje në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë, në momentin e hyrjes së tij në vend, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet zvicerane.
Ai kërkohej për veprat penale të “trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope” dhe “pastrimit të parave”, të cilat, sipas legjislacionit zviceran, dënohen me një maksimum prej 20 vitesh burgim.
Pas arrestimit, shtetasi shqiptar u shoqërua në Nëndrejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Janinë, me qëllim paraqitjen e mëtejshme në Prokurorinë e Apelit të Janinës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.