🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,734 ▲0.55%
DOW 53,617 ▲0.51%
NASDAQ 26,384 ▲0.36%
NAFTA 84.87 ▲0.96%
ARI 4,545 ▲2.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $65,823 ▲ +1.69% ETH $1,967 ▲ +2.88% XRP $1.0302 ▲ +2.89% SOL $80.5000 ▲ +4.79%
S&P 500 7,734 ▲0.55 % DOW 53,617 ▲0.51 % NASDAQ 26,384 ▲0.36 % NAFTA 84.87 ▲0.96 % ARI 4,545 ▲2.82 % S&P 500 7,734 ▲0.55 % DOW 53,617 ▲0.51 % NASDAQ 26,384 ▲0.36 % NAFTA 84.87 ▲0.96 % ARI 4,545 ▲2.82 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

KIEV – Arrin në 21 numri i viktimave nga sulmet ruse

KIEV, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 21 persona humbën jetën dhe 85 të tjerë u plagosën, mes tyre dy fëmijë, pas një vale masive sulmesh ruse me dronë dhe raketa ndaj Kievit gjatë natës.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko e cilësoi atë si sulmin më të rëndë ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia lëshoi 496 dronë dhe 74 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.

Mbrojtja ajrore arriti të rrëzojë 476 dronë dhe 48 raketa, por një pjesë e tyre goditi objektivat në Kiev.

Gazetarët raportuan se shpërthimet në kryeqytet zgjatën për disa orë, ndërsa alarmi ajror qëndroi aktiv për më shumë se 11 orë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende mes rrënojave.

Sulmet shkaktuan shembjen e pjesëve të ndërtesave të banimit, dëmtuan një objekt ku ndodheshin autoambulanca dhe prekën edhe një ndërtesë ku banonin anëtarë të personelit diplomatik, pa shkaktuar viktima në këtë të fundit.

Nga ana e saj, Rusia deklaroi se do të vazhdojë të rrisë presionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, edhe Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin rus gjatë muajve të fundit, duke goditur veçanërisht objektet e sektorit energjetik.

Pas tragjedisë, autoritetet e Kievit shpallën të premten ditë zie në nderim të viktimave. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.