☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.29 ▲0.19%
ARI 4,137 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,335 ▲ +2.34% ETH $2,415 ▲ +4.02% XRP $1.3196 ▲ +2.99% SOL $96.7500 ▲ +4%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.29 ▲0.19 % ARI 4,137 ▲1.57 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.29 ▲0.19 % ARI 4,137 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Fitorja e demokratëve në SHBA, Zelensky shpreson për më shumë ndihmë për Ukrainën

BERLIN, 5 nëntor /ATSH-DPA/– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson se fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, do të sjellë rritjen e mbështetjes për vendin e tij në luftën kundër pushtimit rus.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, ai tha se ishte mirënjohës edhe ndaj republikanëve, por theksoi se demokratët kishin qenë veçanërisht të qartë në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Zelensky tha se demokratët kishin shprehur qartë angazhimin e tyre, për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Pritet që shumica e re e demokratëve në Kongres, të vendosë kufizime ndaj pushtetit të presidentit republikan Donald Trump.

Trump ka premtuar se do t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por njëkohësisht ka ushtruar presion ndaj Kievit për të arritur një marrëveshje me Moskën.

Zelensky tha se një mbështetje më e fortë për Ukrainën nga Kongresi amerikan, përfshirë ndihmën financiare dhe ushtarake, të ngjashme me atë që ofrohet nga vendet evropiane, do të ushtronte presion mbi presidentin rus Vladimir Putin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.