☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.44 ▼3.53%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,156 ▲ +0.28% ETH $2,290 ▲ +0.94% XRP $1.2503 ▼ -0.23% SOL $94.3000 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Ukraina zgjeron sulmet detare, godet cisternat ruse në Detin e Zi

KIEV, 15 korrik /ATSH-DPA/- Forcat ukrainase kanë nisur fazën e re të ofensivës së tyre detare, duke goditur anijet cisternë ruse me naftë në Detin e Zi, njoftoi sot komandanti i Forcave Ukrainase të Dronëve, Robert Brovdi.

Sipas Brovdi, dronët ukrainas goditën gjatë natës, 17 anije cisternë me naftë, dy anjie cisternë me gaz dhe një rimorkiator.

Brovdi tha se deri tani, ofensiva e dronëve ishte përqendruar në Detin e Azovit, ku janë sulmuar gjithsej 116 anije ruse.

Objektivi i radhës, sipas tij, është goditja e anijeve të të ashtuquajturës “flotë hije” të Rusisë në Detin e Zi.

Me këtë flotë, Moska përpiqet të anashkalojë sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Deti i Azovit lidhet me Detin e Zi përmes Ngushticës së Kerçit.

Ukraina, e cila prej më shumë se katër vitesh, po mbrohet nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë, thotë se këto sulme ndihmojnë në ndërprerjen e furnizimeve me karburant të forcave ruse në territoret e pushtuara, si edhe pengojnë eksportet fitimprurëse të naftës së Moskës, duke e bërë më të vështirë financimin e luftës për Kremlinin.

Pretendimet e Ukrainës për këto operacione ushtarake, nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.