☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.44 ▼3.53%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,156 ▲ +0.28% ETH $2,290 ▲ +0.94% XRP $1.2503 ▼ -0.23% SOL $94.3000 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Von der Leyen njofton marrëveshjen BE-Ukrainë për prodhimin e përbashkët të dronëve

KIEV, 15 korrik /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një partneritet të ri mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës për prodhimin e përbashkët të dronëve, me synimin për të bashkuar përvojën luftarake të Ukrainës me kapacitetet teknologjike dhe industriale të Evropës.

Duke folur në Sheshin e Shën Mëhillit në Kiev, Von der Leyen tha se Ukraina ka një përvojë unikale në përdorimin e dronëve dhe sistemeve kundër dronëve.

Sipas saj, Evropa disponon kapacitete të mëdha teknologjike dhe industriale, si edhe vende të sigurta prodhimi, që mund të ndihmojnë në rritjen e shpejtë të prodhimit.

“Ngjarjet këtu dhe në mbarë botën, kanë treguar se për sigurinë tonë është jetike, të jemi në gjendje të përdorim sisteme dronësh të testuara në fushën e betejës, në shkallë të gjerë dhe me shpejtësi”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se Partneriteti BE–Ukrainë për Industrinë e Mbrojtjes synon të nxisë investimet dhe të rrisë prodhimin në këtë sektor.

Von der Leyen mbërriti sot në Kiev, në vizitën e saj të 11-të në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.

Në një postim në platformën X, ajo e cilësoi vizitën, si një moment të veçantë, duke thënë se Ukraina ka fituar një vrull të fortë ushtarak dhe se “rrjedha e luftës po ndryshon.”

Gjatë vizitës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i akordoi Ursula von der Leyen “Urdhrin e Evropës”, një dekoratë që u dha për herë të parë.

Sipas presidencës ukrainase, nderimi iu dha për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në mbështetjen e rrugës së Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ndihmën për vendin dhe forcimin e qëndrueshmërisë së tij në mbrojtje të pavarësisë dhe sigurisë së Evropës.

Pas ceremonisë, Von der Leyen shkroi në X se ishte e nderuar që mori këtë dekoratë.

Ajo vlerësoi shpirtin e popullit ukrainas, të cilin e përshkroi si “të pathyeshëm, të palëkundur dhe stoik”, duke shtuar se ai përfaqëson “shpirtin themelues të Evropës.” /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.