KIEV – Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet, nëse Moska bën të njëjtën gjë
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.
“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë, nëse Moska vendos ta bëjë këtë.
Deklarata e Zelenskyt vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin ukrainas për sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi, duke deklaruar se ai “është më mirë të ndalojë”.
Propozimi i Kievit për ndërprerjen e sulmeve ndaj rafinerive ruse lidhet kështu me kushtin që Rusia të ndalojë goditjet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.