☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▼ -0.16% ETH $2,352 ▼ -1.11% XRP $1.3028 ▲ +1.1% SOL $101.9200 ▼ -0.36%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Kina miraton një ligj të ri për të luftuar sanksionet e Trump

Kina po i kundërvihet sërish një stuhie sanksionesh amerikane me rregulla të reja që synojnë të mbrojnë firmat e saj nga ligjet e huaja “të pajustifikuara”.

Ndryshimet e njoftuara gjatë fundjavës lejojnë gjykatat kineze të ndëshkojnë kompanitë që respektojnë këto kufizime.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka vazhduar të targetojë kompanitë kineze dhe të vazhdojë të besoje se ato janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA.

Sot, tre firma të mëdha kineze të telekomunikacionit të listuara në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) pritet të shohin që aksionet e tyre të fshihen bazuar në lidhjet e pretenduara me ushtrinë e saj.

NYSE po heq China Mobile, China Telecom dhe China Unicom Hong Kong, bazuar në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Trump në nëntor të vitit të kaluar.

Çregjistrimet pasojnë një mori veprimesh kundër firmave kineze në muajt e fundit duke përfshirë TikTok, Huawei dhe prodhuesin e mikroçipave SMIC.

Javën e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon transaksionet me tetë aplikacione kineze përfshirë platformën popullore të pagesave Alipay, si dhe WeChat Pay.

Presidenti amerikan pretendon se kompani të tilla të teknologjisë ndajnë të dhëna me qeverinë kineze, akuza të tilla të mohuara nga vetë kompanitë.

Në një deklaratë të Shtunën, Ministria e Tregtisë e Kinës prezantoi rregullat e reja mbi “kundërvënien në zbatimin e pajustifikuar ekstra-territorial” të ligjeve të huaja.

“Personat juridikë që dëmtohen nga zbatimi i legjislacionit të huaj mund të lëshojnë procedime ligjore në gjykatë dhe të kërkojnë kompensim për dëmin e bërë”, tha Bert Hofman, drejtor i Institutit të Azisë Lindore në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

“Qeveria mund të marrë edhe kundërmasa të tjera”.

Masat, të cilat hynë në fuqi menjëherë, nuk përmendin Shtetet e Bashkuara drejtpërdrejt, megjithëse Kina është ankuar prej kohësh në lidhje me sanksionet dhe kufizimet e SHBA-së në tregti.

Por ekspertët ligjorë thonë se është e paqartë se si do të zbatohet ligji i ri./BBC

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.