☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Kina, tjetër gjest i vullnetit të mirë në tregtinë me SHBA

Kina bëri të enjten një tjetër gjest të vullnetit të mirë në mosmarrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar se po shihte mundësinë për të blerë mallra bujqësore amerikane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Kineze Gao Feng tha se Kina i mirëpret gjestet e vullnetit të mirë nga ana e administratës Trump, dhe se Kina shpreson që dy palët do të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për negociatat tregtare.

Të enjten, Kina njoftoi se po shihte mundësinë për të blerë mallra bujqësore nga SHBA, si mishi i derrit dhe soja.

Presidenti Donald Trump thotë se ai po e shtyn vendosjen e tarifave prej 250 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze si një “gjest i vullnetit të mirë”. Ai thotë se Kina e kërkoi shtyrjen me rastin e 1 tetorit, 70 vjetorit të ditës kombëtare.

Rritja e tarifave nga 25 në 30 për qind duhet të hynte në fuqi ditën e parë të tetorit, ndërsa tani është shtyrë për më 15 tetor.

Njoftimi i Presidentit Trump vjen pas deklaratës së bërë nga Kina të mërkurën, se do të përjashtojë një pjesë të vogël të produkteve amerikane nga raundi tjetër i sanksioneve të vendosura prej saj që duhet të hynin në fuqi më 17 shtator.

“Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, mendoj se ishte mirë për ta, ata i hoqën. Po, mendoj se ishte një gjest. Ishte një hap i madh, njerëzit u habitën. Unë për vete nuk u habita. Por mua më takon të merrem me ta. Unë i njoh dhe më pëlqejnë ata; pra shpresoj se mund të bëjmë diçka”, tha Presidenti amerikan Donald Trump.

Bisedimet tregtare të cilat pritet të hapen muajin tjetër në Uashington janë të parat midis dy vendeve që nga korriku.

Presidenti Trump ka akuzuar prej kohësh Kinën për vjedhje të pronës intelektuale dhe manipulimin e monedhës, për t’i bërë produktet e saj më të lira se produktet amerikane në tregun botëror.

Kina thotë se politikat tregtare amerikane kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë e saj për të konkurruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.