☁️
Tiranë 30°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,491 ▲0.1%
DOW 52,704 ▲0.76%
NASDAQ 25,946 ▼0.36%
NAFTA 67.65 ▼1.36%
ARI 4,139 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,726 ▲ +2.59% ETH $1,702 ▲ +4.98% XRP $1.0950 ▲ +3.21% SOL $80.7800 ▲ +4.53%
S&P 500 7,491 ▲0.1 % DOW 52,704 ▲0.76 % NASDAQ 25,946 ▼0.36 % NAFTA 67.65 ▼1.36 % ARI 4,139 ▲1.39 % S&P 500 7,491 ▲0.1 % DOW 52,704 ▲0.76 % NASDAQ 25,946 ▼0.36 % NAFTA 67.65 ▼1.36 % ARI 4,139 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Kronika

KLP hap garën për pasuesin e Olsjan Çelës, kandidatët kanë 30 ditë kohë për të aplikuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare kandidatët kanë 30 ditë afat për të bërë aplikimet.

Mandati i kryeprokurorit Olsjan Çela mbaron në dhjetor të këtij viti, ( 5 dhjetor 2026). Prokurori i Përgjithshëm, ka mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në nenin 148/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 22, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë ” i ndryshuar, nenet 3 dhe 4, si dhe Kreun III, të Vendimit të Këshillit nr. 50, datë 19.03.2019, “Mbi kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë”, me Vendimin nr. 109, datë 02.07.2026, “Për fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për shprehjen e interesit”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të kandidojnë të gjithë të interesuarve që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Të kenë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur;

2. Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi;

3. Të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

4. Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike;

5. Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike;

6. Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e Ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

7. Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

8. Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;

9. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

10. Të plotësojnë standardet më të larta të integritetit moral dhe profesional, si dhe të aftësive organizative dhe drejtuese.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se data 01.08.2026, ora 24:00.

Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Një jetëshkrim të përditësuar;

2. Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë, sipas Shtojcës A, bashkëlidhur. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave;

3. Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit para vitit 1990;

4. Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve sekrete;

5. Një vetëdeklarim sipas Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”;

6. Formularin “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” të hartuar nga ILDKPI në zbatim të nenit 3/1, të Ligjit nr. 9049/2003, në zarf të mbyllur;

7. Dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror;

8. Vërtetimin/ dokumentacionin e përshtatshëm që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;

9. Rezultatet e vlerësimit profesional dhe etik të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e drejtësisë penale;

10. Rezultatet e arritura gjatë studimeve të larta, gjatë formimit fillestar dhe atij të vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës, dhe në trajnime dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit;

11. Rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e së drejtës penale;

12. Kopje të noterizuara të dëshmive të gjuhëve të huaja;

13. Kopje të noterizuara të gradës shkencore ose titujve akademikë;

14. Autorizimet për Këshillin sipas Shtojcave B dhe C, bashkëlidhur.

Aplikimet do të dorëzohen brenda afatit të caktuar, në formë elektronike në adresën:

karriera@klp.al (në këtë rast të gjitha dokumentet e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike, personalisht ose përmes shërbimit postar, në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.