☁️
Tiranë 12°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,791 ▼ -1.31% ETH $2,379 ▼ -1.16% XRP $1.2897 ▼ -2.82% SOL $102.1600 ▼ -2.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Deputetja e PS në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, njoftoi dje se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Kolegu i saj socialist Erion Malaj zbuloi se ka tentuar ta marrë në telefon Koçekun, kur lexoi lajmin e largimit, por telefoni i saj ka qenë i fikur.

Malaj u shpreh se çdo njeri merr vendimet e veta në jetë, dhe koha tregon se kush ka të drejtë.

“Deri në këto momente në asnjë mbledhje të grupit parlamentar nuk është shprehur as një lloj pakënaqësie, apo asnjë nga ato element që ne po përdorim. Znj.Koçeku në asnjë moment, deri para një jave, nuk ka pasur pakënaqësi. Unë me znj.Koçeku kam një marrëdhënie shumë korrekte, nuk di të them arsyen, qysh-tek, do ketë një komunikim zyrtar nga grupi parlamentar, ajo që di të them është se deri javën e kaluar znj.Koçeku edhe në cilësinë e sekretares së një Komisioni Parlamentar, ne na njoftonte për çdo gjë, pr.ligjet, mbledhjet. Ka pasur të gjitha qëndrimet në linjë me grupin tonë parlamentar. Kur kam lexuar në media atë që shkruajtën si status të znj.Koçeku unë kam bërë të vetmin veprim qytetar që mund të bëjë një koleg apo i ri, kam tentuar ta marrë në telefon për ta pyetur. Telefoni ka qenë i fikur, s’kam komunikuar dot me znj.Koçeku. Ka të drejtën e saj të mendojë si të dojë, nuk aludoj dot në këtë moment. Mua s’më zhgënjen sepse çdo njeri merr vendimet e veta në jetë. Koha i tregon gjërat kush ka të drejtë dhe kush s’ka të drejtë”, tha Malaj i ftuar në A2.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.