☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $83,926 ▼ -0.17% ETH $2,687 ▲ +0.41% XRP $1.5514 ▲ +1.64% SOL $120.4300 ▲ +3.58%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Bota

KOMENT – Nga duhani te kripa – njihuni me pesë rregullat për një zemër të fortë

ROMË, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Zero duhan, aktivitet fizik çdo ditë, dietë mesdhetare me më pak kripë, monitorim i tensionit të gjakut, kolesterolit dhe glicemisë, si dhe parandalim i personalizuar.

Këto janë pesë rregullat kryesore për mbrojtjen e shëndetit të zemrës, të rikujtuara nga Fondacioni HCF “Për zemrën tënde” i kardiologëve spitalorë të ANMCO-s, në prag të Ditës Botërore të Zemrës, që shënohet çdo vit më 29 shtator.

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve dhe shtrimeve në spital në botë. Sipas fondacionit, parandalimi është një nga mjetet më të fuqishme për reduktimin e rrezikut, pasi rreth 80% e ngjarjeve kardiake mund të shmangen duke ndryshuar faktorët kryesorë të rrezikut.

“Parandalimi është arma më e fuqishme. Rreth 80% e ngjarjeve kardiake mund të shmangen duke ndryshuar faktorët kryesorë të rrezikut”, theksoi Furio Colivicchi, president i fondacionit.

Sipas tij, sot ekzistojnë edhe trajtime shumë efektive për kontrollin e faktorëve të rrezikut, si kolesteroli LDL dhe hipertensioni. “Të bësh parandalim do të thotë gjithashtu të sigurohesh që çdo person të marrë trajtimin e duhur”, u shpreh Colivicchi.

Edhe presidenti i ANMCO-s, Massimo Grimaldi, nënvizoi rëndësinë e identifikimit të hershëm të personave me rrezik të lartë dhe ndjekjes së tyre nga sistemi shëndetësor, duke e cilësuar parandalimin parësor si një element qendror të kujdesit shëndetësor.

Pesë rregullat për zemrën

1. Ndalimi i plotë i duhanit

Masa e parë për mbrojtjen e zemrës është ndërprerja e plotë e cigareve dhe produkteve të duhanit. Sipas fondacionit, pirja e duhanit përshpejton aterosklerozën dhe rrit ndjeshëm rrezikun për infarkt.

2. Aktivitet fizik i rregullt

Rekomandohet të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë për të luftuar pasivitetin dhe qëndrimin ulur për periudha të gjata. Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e profilit të kolesterolit, rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe kontrollin e peshës trupore.

3. Dietë mesdhetare dhe më pak kripë

Dieta mesdhetare duhet të përfshijë sasi të bollshme frutash dhe perimesh të freskëta, drithëra integrale, bishtajore dhe peshk, veçanërisht peshk të kaltër.

Në të njëjtën kohë, këshillohet kufizimi i mishit të kuq me shumë yndyrë, sallameve dhe produkteve të përpunuara të mishit, gjalpit dhe ushqimeve të skuqura.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet kripës, konsumi i së cilës rekomandohet të kufizohet në më pak se 5,0 gramë në ditë.

4. Kontrolli i tensionit, kolesterolit dhe glicemisë

Parandalimi kërkon monitorim të vazhdueshëm të faktorëve kryesorë të rrezikut. Ndër vlerat e përmendura nga fondacioni janë tensioni arterial rreth 120/80 mmHg ose më i ulët si vlerë ideale, ndërsa objektivi për kolesterolin LDL ndryshon në varësi të nivelit individual të rrezikut kardiovaskular.

Për gliceminë, vlera e përmendur është nën 100 mg/dL. Gjithashtu, rekomandohet monitorimi i perimetrit të belit, i cili sipas udhëzimeve të cituara nuk duhet të kalojë 102 centimetra te burrat dhe 88 centimetra te gratë.

5. Parandalim dhe kontrolle të personalizuara

Në fund, rekomandohen kontrolle periodike në varësi të moshës, historisë klinike dhe faktorëve individualë të rrezikut. Ndër ekzaminimet bazë mund të përfshihen elektrokardiograma në qetësi, matjet periodike të presionit të gjakut dhe analizat e gjakut.

Kur ka indikacione të veçanta klinike, mjeku mund të kërkojë ekzaminime të tjera, si ekokardiogramë me Doppler me ngjyra, test ushtrimi ose ekokolordoppler të arterieve karotide, për të vlerësuar gjendjen e arterieve dhe praninë e pllakave aterosklerotike./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.