☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,368 ▲ +0.14% ETH $1,582 ▲ +0.77% XRP $1.0586 ▲ +1.41% SOL $72.1400 ▲ +3.49%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Arte

Kompleksi termal romak i zbuluar në Lushnje, një nga gjetjet arkeologjike më të rëndësishme në dekadat e fundit

Nga Julia Vrapi

Zbulime të reja nga gërmimet arkeologjike po hedhin dritë mbi historinë e lashtë të Lushnjes. Gërmimet e fundit arkeologjike kanë nxjerrë në pah gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake, duke e kthyer zonën në një pikë me rëndësi të veçantë për kërkimin shkencor dhe trashëgiminë kulturore.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Bashkinë Lushnje kanë zbuluar një sit të ri arkeologjik në fshatin Zgjanë.

Sipas këtij instituti që dhe më parë ka bërë me dije punën me gërmimet arkeologjike, kompleksi termal romak i zbuluar në Lushnje është gjithashtu edhe një nga gjetjet arkeologjike më të rëndësishme në dekadat e fundit. “Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të, një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në zonën e Lushnjes në dekadat e fundit.

Kërkimet vijojnë dhe pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e zonës, duke shtuar potencialisht një monument të ri kulture dhe një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që herë pas here bën me dije projekte të ndryshme në fushën e arkeologjisë.

Ndërsa institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore në vend theksojnë rëndësinë e këtyre gjetjeve për historinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës, ato vlerësojnë se zbulime të tilla shtojnë vlerat arkeologjike dhe kërkimore të territorit dhe mbeten objekt studimi të mëtejshëm shkencor.

Bashkëpunimi në fushën e arkeologjisë

Gërmimet arkeologjike në Lushnje kanë tërhequr vëmendje, ndërsa punimet vijojnë në kuadër të projekteve kërkimore që po zhvillohen në fushën e arkeologjisë nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me institucione të tjera në vend. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga  Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.

Disa ditë më parë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me partnerët universitarë dhe institucionet lokale, zhvilloi në Parkun Arkeologjik Kombëtar Bylis-Klos atelienë e trajnimit “Mirëmbajtja e mozaikut të nefit verior të Bazilikës B”.

Ndërhyrjet përfshinë dokumentimin e gjendjes së konservimit, konsolidimin e nënshtresave, rivendosjen e teserave të shkëputura, bordurimin dhe pastrimin e sipërfaqes së mozaikut. Sipas IKTK, projekti shërbeu gjithashtu si trajnim praktik për specialistët e rinj të DRTK-ve dhe studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.