☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.95 ▲1.91%
ARI 3,976 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▼ -3.49% ETH $2,230 ▼ -4.02% XRP $1.2468 ▼ -3.47% SOL $96.5200 ▼ -4.09%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.95 ▲1.91 % ARI 3,976 ▼1.38 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.95 ▲1.91 % ARI 3,976 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Konfederata Afrikane e Futbollit nuk hedh poshtë propozimin e Infantino-s: Duhet ekzaminuar dhe vlerësuar!

Plani i Gianni Infantinos për të “privatizuar” Botërorin shikohet me sy të mirë nga Konfederata Afrikane e Futbollit.

Presidenti i FIFA-s në ditët e fundit ka nisur që të lobojë për formimin e një kompanie, e cila do të quhet “FIFA Forward Enterprise” dhe që poi ai vetë do të jetë shef ekzekutivi.

Sipas këtij plani 20% e aksioneve të kompanisë, e cila do të kontrollojë Botërorin, do t’i shkojnë fondeve ose individëve të ndryshëm.

Iniciativa është kundërshtuar fort nga disa qeveri të rëndësishme në Europë ndërsa qëndrim kritik karshi saj kanë mbajtur UEFA dhe CONCACAF (Konfederata e Amerikës Veriore dhe Qëndrore dhe Shoqatave të Futbollit të Karaibeve). Ndryshe mund të thuhet për CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit), e cila planifikon të “shqyrtojë dhe vlerësojë iniciativën e propozuar” nga FIFA javën e ardhshme në Komitetin Ekzekutiv.

CAF gjithashtu ftoi Shoqatat e saj Anëtare të shqyrtojnë “FIFA Forward Enterprise” dhe të marrin pjesë në procesin e konsultimit. Objektivi i organit drejtues është të vazhdojë konsultimet dhe të punojë ngushtë me të gjitha palët e interesuara, por mbi të gjitha, të mbështesë rritjen e burimeve financiare dhe të tjera për zhvillimin dhe rritjen e futbollit në Afrikë dhe në mbarë botën. CAF është konfederata e parë që nuk e kundërshton publikisht projektin. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.