☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,773 ▲0.11%
DOW 51,890 ▼0.31%
NASDAQ 27,258 ▲0.5%
NAFTA 89.83 ▼2.75%
ARI 4,396 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,482 ▲ +0.63% ETH $2,752 ▲ +0.18% XRP $1.5767 ▲ +4.53% SOL $118.1600 ▲ +0.71%
S&P 500 7,773 ▲0.11 % DOW 51,890 ▼0.31 % NASDAQ 27,258 ▲0.5 % NAFTA 89.83 ▼2.75 % ARI 4,396 ▲0.28 % S&P 500 7,773 ▲0.11 % DOW 51,890 ▼0.31 % NASDAQ 27,258 ▲0.5 % NAFTA 89.83 ▼2.75 % ARI 4,396 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Konflikti për drogën mes grupeve shqiptare rome, 2 të plagosur me armë

Hakmarrja për vdekjen e një 5-vjeçari rom në Markopoulos më 1 nëntor ka qenë shkaku i të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Greqi.

Burime policore bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin ambientit më të gjerë të fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën nga një plumb në fillim të nëntorit në Markopoulos.

Për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim 4 romë shqiptarë, konkretisht Agron Tahiri, 48 vjeç nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjeç dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjeç, dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.

Autoritetet greke janë informuar pasditen e djeshme për të shtëna me armë në një kamp rom në Markopoulos, jashtë një punishteje plastike.

Sipas raporteve fillestare, personat që hipnin në automjete hapën zjarr pak pas orës 7 pasdite. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy femra, 35 dhe 31 vjeç, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.

Mësohet se konflikti mes dy familjeve rome që deri tani ka shkaktuar një të vdekur e dy të plagosur, ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.