🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,393 ▲1.05%
DOW 51,802 ▲0.4%
NASDAQ 25,027 ▲2.39%
NAFTA 84.03 ▼0.51%
ARI 4,166 ▲1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,798 ▲ +1.01% ETH $1,920 ▲ +1.21% XRP $1.0888 ▲ +1.38% SOL $74.7400 ▲ +1.94%
S&P 500 7,393 ▲1.05 % DOW 51,802 ▲0.4 % NASDAQ 25,027 ▲2.39 % NAFTA 84.03 ▼0.51 % ARI 4,166 ▲1.68 % S&P 500 7,393 ▲1.05 % DOW 51,802 ▲0.4 % NASDAQ 25,027 ▲2.39 % NAFTA 84.03 ▼0.51 % ARI 4,166 ▲1.68 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Konjufca: Historia e mërgatës shqiptare është histori e dhunës dhe dëbimit

Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar sot një takim-drekë pune me imamë, kryetarë të xhamive, përfaqësues të komunitetit, xhemat dhe aktivistë të saj në diasporë.

Në këtë takim, i cili u mbajt në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë se mërgata shqiptare dallon nga mërgatat e vendeve të tjera, pasi sipas tij, ajo është krijuar kryesisht si pasojë e rrethanave të vështira politike dhe historike.

“Ne nuk jemi mërgatë e vështirësive, nuk jemi mërgatë e sfidave të jetës. Vendet që i kanë krijuar shtetet e tyre para 200 vjetëve kanë edhe mërgatë të sfidave të jetës, që ndërrojnë qytetin, vendin apo shtetin vetëm sepse duan ta ndryshojnë vendbanimin”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se pjesa më e madhe e mërgatës shqiptare është krijuar gjatë periudhave të okupimit dhe shtypjes.

“Populli shqiptar e ka mërgatën prej rrethanave, prej kushteve shumë të vështira. Mbi të gjitha, pjesa më e madhe e mërgatës sonë është gjatë kohës së okupimit, kur populli ynë është shtypur me dhunë, me mizori, me krime”, ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem Simnica, ka vlerësuar lart kontributin e mërgatës shqiptare, duke e cilësuar atë si ambasadoren më të mirë të popullit dhe fesë islame.

Në takimin e organizuar nga BIK-u me imamë, kryetarë xhamish, përfaqësues dhe aktivistë të diasporës, Simnica tha se mërgata ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e identitetit kombëtar e fetar.

“Sot kemi pranë nesh ata që janë ambasadorët më të mirë të popullit tonë dhe të fesë sonë në botë. Ju jeni ata që me përkushtim e sakrificë ruajtët identitetin kombëtar e fetar, ndërtuat xhami e qendra islame, edukuat brezat e rinj dhe mbajtet gjallë lidhjen e diasporës me atdheun”, tha Simnica.

Ai theksoi se kontributi i diasporës nuk kufizohet vetëm në vendet ku jetojnë mërgimtarët, por është shtrirë vazhdimisht edhe në Kosovë.

“Ju keni qenë gjithmonë pranë familjeve tuaja, pranë vendlindjes, pranë shtetit të Kosovës dhe pranë Bashkësisë Islame të Kosovës. Në momentet më të vështira dhe në ditët më të mira, dora dhe zemra juaj kanë qenë gjithmonë hapur”, u shpreh ai. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.