☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, Hoxha: Veprimet do të ndërmerren vetëm pas dakordësisë mes palëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha sqaroi se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.

Sipas tij, veprimet do të ndërmerren vetëm pasi të dyja palët të bien dakord për të gjitha aspektet dhe detajet e procesit.

Ministri theksoi se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, por nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në objektiva apo interesa.

“Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar”, shkruan Hoxha.

Ai nënvizoi se kjo përfaqësi do të krijojë mundësi më të mira për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, duke ofruar mbështetje më të drejtpërdrejtë dhe duke kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.

Në reagimin e tij, Hoxha shprehet se është e pakuptimtë që debati publik është përqendruar te interesat e supozuara të palës serbe, ndërkohë që është lënë në plan të dytë interesi i Shqipërisë dhe përfitimi konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës.

Në përfundim, ministri thekson se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat evropiane, standarde që, sipas tij, do të udhëheqin çdo vendimmarrje edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.