☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.10 ▼0.41%
ARI 4,185 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,161 ▲ +0.73% ETH $2,439 ▲ +0.8% XRP $1.3319 ▼ -0.05% SOL $105.2900 ▲ +0.77%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.10 ▼0.41 % ARI 4,185 ▲0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.10 ▼0.41 % ARI 4,185 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
16 Tet 2026
Breaking
Bota

Koreja e Jugut fillon një raund të ri manovrash ushtarake

Koreja e Jugut ka filluar një raund të ri manovrash ushtarake, duke theksuar vendosmërinë e saj për të qëndruar në gatishmëri kundër agresionit të Koresë së Veriut.

Anijet jugkoreane të marinës filluan sot tre ditë manovra pranë bregdetit të vendit, me synimin për t’u përgatitur të sprapsin çfarëdo infiltrimi nga nëndetëset koreanoveriore. Nesër, forcat jugkoreane të këmbësorisë dhe ato ajrore do të bëjnë manovrën më të madhe të përbashkët ushtarake dimërore vetëm 20 kilometra nga kufiri shumë i mbrojtur mes dy Koreve.

Manovrat zhvillohen disa ditë pasi vendi sfidoi kërcënimet e Koresë së Veriut për manovra me artileri në ishullin Jongpjon, ku granatat e Koresë së Veriut vranë katër veta muajin e kaluar. Veriu u tërhoq nga premtimi për t’u hakmarrë për manovrat, megjithatë, forcat jugkoreane vazhdojnë të jenë në gatishmëri për çfarëdo sulmi të papritur.

Gjenerali Ju Eun-shik, komandant i forcave që do të zhvillojnë manovrën nesër, lëshoi një deklaratë ku thoshte se Koreja e Jugut do ta “dënojë” Veriun nëse ky i fundit hap zjarr gjatë manovrave, siç bëri në nëntor në Jongpjon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.