☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova dhe Maqedonia përforcojnë bashkëpunimin kundër tregtisë me njerëz

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Magdalena Nestorovska, e cila njëherit është edhe koordinatore nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz, sot zhvilloi takim me ekipin negociues të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në luftën kundër tregtisë me njerëz të kryesuar nga Millan Radojeviq, zëvendës ministër i Punëve të Brendshme dhe koordinator për luftë kundët tregtisë me njerëz.

“Qëllimi i takimit ishte nisma për bashkëpunim ndërinstitucional i të dy dikastereve në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz, rezultati përfundimtar i së cilës planifikohet të jetë lidhja e Protokollit të bashkëpunimit mes dy ministrive në këtë sferë”, njoftoi MPB-ja.

Siç informojnë nga ministria dikasteriale, motivet për nismën që del pikërisht nga aktivitetet e Komisioneve nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz, janë në drejtim të përmirësimit cilësor dhe avancimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes shërbimeve kompetente si dhe zbatimin e projekteve dhe fushatave të përbashkëta në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.