🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 101.11 ▼1.34%
ARI 4,393 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,239 ▼ -1.26% ETH $2,466 ▼ -0.41% XRP $1.3511 ▼ -2.59% SOL $99.6900 ▼ -2.07%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.11 ▼1.34 % ARI 4,393 ▼0.33 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.11 ▼1.34 % ARI 4,393 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kosova me arritje historike, siguron “play-off”-in e Botërorit 2027 dhe avancon në Ligën B





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 9, 2026

Kosova me arritje historike, siguron “play-off”-in e Botërorit 2027 dhe avancon në Ligën B


Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, me rezultat 8:0, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, duke realizuar sukses historik me kualifikim në ‘play-off’ si dhe promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Dardanet, të vetëdijshme se në këtë ndeshje kanë nevojë për fitore me sa shumë gola, e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Donjeta Halilaj e dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm katër minuta më vonë, Erëleta Memeti realizoi për 2:0, ndërsa Kaltrina Biqkaj e trefishoi epërsinë në minutën e 14-të.

Memeti realizoi golin e saj të dytë personal në minutën e 21-të, duke e çuar rezultatin në 4:0. Para përfundimit të pjesës së parë, Blerta Smaili shënoi në minutën e 32-të për rezultatin 5:0.

Kosova vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë. Modesta Uka realizoi golin e gjashtë në minutën e 68-të, ndërsa Smaili shënoi për herë të dytë në minutën e 76-të. Rezultatin përfundimtar, 8:0, e vulosi Gentiana Fetaj në minutën e 84-t.

Me këtë fitore bindëse, Kosova e përfundoi grupin në pozitën e parë, me pikë të barabarta me Kroacinë (nga 15), por me goldallim më të mirë.

Dardanet kështu siguruan kalimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues, si dhe pjesëmarrjen në fazën e “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme vulosi një cikël shumë të suksesshëm për futbollistet e Kosovës, të cilat dëshmuan cilësi dhe karakter të lartë në çdo ndeshje.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.