🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.97 ▼0.17%
ARI 4,127 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,427 ▲ +2.94% ETH $2,416 ▲ +4.97% XRP $1.3113 ▲ +2.86% SOL $95.8900 ▲ +3%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kosova mposhtet në Pragë, Dardanët tregojnë fytyrë tjetër në pjesën e dytë




May 31, 2026

Kosova mposhtet në Pragë, Dardanët tregojnë fytyrë tjetër në pjesën e dytë


Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Çekia me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të dielën në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.

Përballja shërbeu si test i rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin e tij në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare në shtator, ndërsa Dardanët treguan dy kaptina të ndryshme gjatë 90 minutave.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 12-të me Tomáš Ladra, i cili përfitoi nga një situatë e krijuar brenda zonës. Çekët e dyfishuan avantazhin në minutën e 32-të, kur Adam Hložek finalizoi me sukses një kundërsulm të shpejtë për rezultatin 2:0.

Në pjesën e dytë Kosova reagoi dukshëm më mirë, duke marrë iniciativën dhe duke krijuar disa raste premtuese para portës kundërshtare. Mërgim Vojvoda rrezikoi në minutën e 59-të, ndërsa Baton Zabërgja ishte shumë pranë golit në minutën e 77-të.

Përpjekjet e Dardanëve u shpërblyen në minutën e 83-të, kur Lindon Emërllahu realizoi për 2:1 pas një aksioni të ndërtuar mirë nga skuadra jonë. Në aksion kontribuoi edhe Dion Gallapeni, ndërsa Emërllahu u tregua i saktë nga afërsia për ta ngushtuar rezultatin.

Deri në fund të takimit pati raste në të dyja anët, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin me fanellën e Kosovës për Valmir Matoshin dhe Rilind Nivokazin, të cilët regjistruan minutat e para me Kombëtaren A.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me Andorrën.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.