☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.50 ▼0.91%
ARI 4,324 ▼1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,476 ▲ +0.79% ETH $2,426 ▲ +0.87% XRP $1.2985 ▲ +0.73% SOL $98.9900 ▲ +1.79%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.50 ▼0.91 % ARI 4,324 ▼1.45 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.50 ▼0.91 % ARI 4,324 ▼1.45 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
17 Sht 2026
Breaking
Rajoni

Kosovë-Shqipëri, takim për zhvillimin ekonomik të zonave kufitare

Zhvillimi ekonomik i zonave kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë në fokus të një takimi të organizuar në Gjakovë, për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitare Kosovë-Shqipëri. Gjatë takimit u bë e ditur se, brenda dy javësh në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh për të parë konkretisht atë që po ndodh.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se për 10 vite me radhë është folur për folklorizëm, por sipas tij, ka ardhur koha që ato t’i lihen çiftelisë dhe të punohet konkretisht për zhvillim ekonomik.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka folur për rëndësinë e krijimit të ideve për zhvillimin e këtyre zonave. Sipas saj, është koha të korrigjohet padrejtësia historike lidhur me krijimin e mundësive për zhvillim të ndërsjelltë në komunat në të dy anët e kufirit.

“Neve na takon të fillojmë të krijojmë natyrshëm rrugët e bashkëpunimit, të inkurajojmë bizneset dhe sipërmarrësit e rinj që kanë ide për të zhvilluar një biznes, se ka treg edhe në Gjakovë, edhe në Tropojë edhe në Bajram Curri”, tha ajo.

Ndërsa Minxhozi njoftoi të pranishmit lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar, të nënshkruar mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, të zyrtarizuar me deklaratën e përbashkët në mars të këtij viti.

“Për dy javë në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh me në krye kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, për të parë konkretisht se çfarë po ndodh këtu. Kur them këtu jemi në Gjakovë, jemi në Kosovë jemi edhe në Shqipëri. Kemi folur për shumë vite me folklorizma prej 10 vjetësh, folklorin t’ja lëmë çiftelisë, neve na duhet ekonomia, na duhet një bashkëpunim i vetëm”, tha ai.

Në debat përfaqësuesit e bizneseve janë inkurajuar të shpalosin idetë e tyre për mundësitë e zhvillimit ekonomik në zonën Gjakovë – Has – Tropojë, ndërkohë që ata kërkuan më shumë përpjekje nga qeveritë e dy vendeve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.