🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,981 ▲ +0.28% ETH $1,700 ▲ +0.4% XRP $1.1293 ▼ -0.95% SOL $68.8500 ▼ -0.1%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Kostumi tradicional lunxhiot, me vlera të mëdha etnografike

Krahina e Lunxhërisë është e mbushur me vendbanime të lashta. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shprehet se kjo zonë e banuar hershëm me qytetërime të zhvilluara, natyrisht që ka krijuar dhe ka trashëguar kulturën e saj brez pas brezi, deri në ditët tona, mes tyre edhe kostumin tradicional lunxhiot. “Sot kostumet lunxhiote origjinale të punuara sipas teknikave të vjetra, janë të rralla. Këto kostume trashëgohen brez pas brezi, nga nënat te bijat, dhe ruhen me fanatizëm prej tyre.

Po të shikosh me vëmendje kostumin Lunxhot, do të shihet se me çfarë harmonie ngjyrash janë endur dhe stolisur këto veshje”, thuhet nga DRTK. Dekorimet me fije të arta kane një dizejnim dhe realizim, që do ta kishte zili çdo mjeshtri dhe do të sfidohej çdo mekanizëm. Kostumi i nuses Lunxhote bëhej nga coha e leshtë, një lloj cohe, e cila prodhohej edhe në fshatrat e krahinës, ndërkohë që coha e mirë vinte nga Stambolli.

DRTK Gjirokastër thotë se ky kostum është shumë i vjetër dhe në gërmimet e bëra në Antigone dhe në zonën e Gjirokastrës janë gjetur bocete femrash me elemente të kostumit lunxhiot. Sipas DRTK, Bajroni ka folur i pari për kostumin lunxhiot, duke e cilësuar atë si kostumin më të bukur në botë. “Por veshja e këtij kostumi nuk ishte diçka e lehtë ndaj, kjo ishte një punë me vete, me të cilën merreshin gra.

Sot, këto kostume ruhen në shtëpi të lunxhiotëve në Lunxhëri, e më gjerë”, vijon DRTK Gjirokastër. Kostumi Lunxhot ka 17 elementë, ku çdo element i këtij kostumi ka dukshmërinë e tij kur ai është i veshur. DRTK shprehet se sot kostumi i Lunxhit është punuar si dikur, duke ruajtur të gjithë elementët e dikurshëm nga Arbëror Lizeta, Mjeshtre Artizane (Lizeta Hatika), duke u bazuar në konsultën e etnografit Stavri Cati dhe etnokulturologut Koço Vasili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.