☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.02 ▲1.01%
ARI 4,426 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,970 ▼ -1.32% ETH $2,469 ▼ -0.74% XRP $1.3770 ▼ -3.14% SOL $101.2400 ▼ -2.44%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.02 ▲1.01 % ARI 4,426 ▼0.77 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.02 ▲1.01 % ARI 4,426 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

Me nëntë vota për e një kundër gjyqtari Kreshnik Kaçiu është emëruar kryetar i Gjykatës Administrative të Kosovës,

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka bërë të ditur se në votim kanë marrë pjesë 10 anëtarë të Këshillit, të cilët kanë hedhur vota të vlefshme.

“Kanë votuar 10 anëtarë, të gjitha votat kanë qenë të vlefshme. Me 9 vota për dhe 1 kundër, Kreshnik Kaçiu është emëruar kryetar i Gjykatës Administrative të Kosovës. Mandati i tij është pesëvjeçar dhe do të hyjë në fuqi më 10 shtator 2026”, tha ai.

Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, ka paraqitur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për këtë pozitë.

Sipas saj, komisioni e ka zhvilluar vlerësimin në mënyrë individuale dhe, bazuar në rezultatet e tij, Kreshnik Kaçiu ka marrë 74 pikë, ndërsa Liridona Ajeti Kajtazi 64 pikë.

“Më 24 qershor 2026, komisioni ka intervistuar kandidatët për kryetar të Gjykatës Administrative në Prishtinë. Gjatë intervistimit janë vlerësuar njohuritë rreth administrimit, të qenit kreativ në punë, vlerësimi i koncept-dokumenteve, komunikimi, trajnimet e specializuara dhe vlerësimi i performancës. Komisioni e ka zhvilluar vlerësimin në mënyrë individuale, ndërsa rezultati është nxjerrë në përputhje me rregulloren… Si rezultat, gjyqtari Kreshnik Kaçiu ka arritur 74 pikë, ndërsa gjyqtarja Liridona Ajeti Kajtazi ka arritur 64 pikë, sipas vlerësimit të komisionit”, tha ajo.

Ndërkohë, kandidatja tjetër për këtë pozitë, Liridona Ajeti Kajtazi, kishte paraqitur ankesë ndaj procesit të përzgjedhjes.

Por, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 27 gusht, e ka shqyrtuar atë dhe ka vendosur ta refuzojë si të pabazuar. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.