🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,659 ▲ +1.83% ETH $1,760 ▲ +3.65% XRP $1.1301 ▲ +4.63% SOL $82.4600 ▲ +2.28%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
04 Jul 2026
Breaking
Kronika

Kryesia e PD, Kuçana: Jam politikane terreni, nuk harxhoj kohë për të zënë një karrige

Demokratja, Besjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së kryesisë së PD-së. Kuçana deklaroi se procedura ka pasur probleme thelbësore që në zanafillën e saj.

Sipas Kuçanës, këto shqetësime janë adresuar zyrtarisht dhe po analizohen në forumet e partisë. Ndër të tjera ajo tha se është një politikane e terrenit dhe se nuk dëshiron të zërë një karrige në Partinë Demokratike.

“Jo, nuk jam e zhgënjyer. Politika është maratonë, nuk është sprint, për ata që e kuptojnë. Patjetër që procesi ka pasur disa probleme të cilat i kemi adresuar dhe po bëhet një analizë në Partinë Demokratike, ku do diskutohet në forumet e Partisë Demokratike. Dhe pasi të diskutohet në forumet e Partisë Demokratike, patjetër që do t’u bëjmë me dije dhe demokratëve.

Më lejoni t’ju them janë probleme thelbësore që kanë të bëjnë që me Këshillin Kombëtar, të cilat janë adresuar edhe kryetarit, por një grup i cili e do Partinë Demokratike fituese, por nuk e do thjesht për karrige, do t’i adresojë edhe ditët në vazhdim edhe zhvillime të tjera ku bëhet fjalë për Partinë Demokratike dhe jo për emra.

Më lejoni t’ju them që është shumë thelbësore dhe gjithçka që ka të bëjë me demokratët dhe gjithçka që ka të bëjë me demokracinë, unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë misionare për demokracinë. Sepse nëse Partia Demokratike është sot opozita, po nesër do duhet të jetë alternativa qeverisëse dhe do duhet që të kthejë shtetin, se sot nuk ka shtet.

Do duhet të bëjë shtet, do duhet që patjetër në radhë të parë të mbajë përgjegjësi për gjithçka personale. Dhe më lejoni t’ju them që pavarësisht, ju e lexuat statusin tim dhe sa mirë që ai status është para se të publikohen emrat.

Unë e kam marrë vesh në sallë që isha kandidate për kryesinë. E falënderoj, thashë edhe një herë, kryetarin e Partisë Demokratike për vlerësimin, por më lejoni t’ju them që unë nuk jam pjesë e konjunkturave. Pra ju e dini, unë jam një politikane terreni, jam një politikane e cila jam me qytetarët sesa duke harxhuar kohën për të zënë një karrige në Partinë Demokratike apo duke bërë konjunktura brenda Partisë Demokratike”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.